Për rrugën Tetovë-Prizren është e nevojshme një analizë e mirë dhe koordinim i saktë i të dy vendeve, vlerësoi Boçvarski

Rruga Tetovë – Prizren është në interes të të dyja vendeve, tha ministri Blagoj Boçvarski, duke vlerësuar se bashkëpunimi i thellë me Kosovën do të rezultojë me ndërtimin e kësaj pjese rrugore, e cila është pjesë e programit të qeverisë për investime kapitale, raportoi MIA.

Duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari se pse zgjat disa vite procedura për përgatitjen e dokumentacionit, ai theksoi se realizimi i një projekti kaq të madh kërkon një analizë të mirë.

“Është i nevojshëm një studim i mirë fizibiliteti, ide projekte, përzgjedhje të rrugës më të favorshme, kur them më të favorshme, do të thotë më e leverdishmen dhe e justifikuar financiarisht dhe në fund plotësimin e dokumentacionit të projektit, gjetjen e burimeve financiare dhe më pas lëshimin e thirrjes. Natyrisht, në këtë rast kemi një lloj tjetër të koordinimit, pasi është një rrugë që lidh dy shtete, të punojmë paralelisht dhe bashkërisht, e cila do t’i japë zhvillim të gjithë rajonit”, tha Boçvarski.

17 shtator të vitit 2022 kryeministrat e Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, Zoran Zaev dhe Albin Kurti nënshkruan “Memorandum për Mirëkuptim” në lidhje rrugën e premtuar Tetovë-Prizren, e cila tani e dhjetë vite po premtohet. Portalb.mk, ka siguruar dokumentin origjinal të memorandumit, i cili i përmban 6 nene.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, në takimin me Ambasadorin e Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Florijan Qehaja, në gusht të vitit 2022 kishte paralajmëruar që deri në fund të vitit 2022 do të zhvillohet mbledhja e dytë ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut. Ky takim nuk u realizua.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button