Ndërtimi i rrugës Tetovë – Prizren assesi të fillojë

Premtim: Ndërtimi i rrugës Tetovë – Prizren 

[Programi zgjedhor i BDI-së në zgjedhjet parlamentare të vitit 2016, datat: dhjetor 2016 ]

ARSYETIM:

Në programin parazgjedhor të BDI-së për zgjedhjet parlamentare të vitit 2016, në pjesën “Transport” (faqe 3), është premtim i dhënë për ndërtimin e rrugës Tetovë-Prizren. Ky premtim zgjedhor i BDI-së është i parealizuar. 

Rruga Tetovë-Prizren premtohet me vite prej të dy palëve të kufirit, por, ndërtimi i rrugës assesi të fillojë. Deri më tani (28.01.2020), për këtë rrugë përmenden vetëm studime të fizibilitetit.

Më saktë, me 18 janar këtë vit (2020) mediumet publikuan se është bërë një studim i ri i fizibilitetit për ndërtimin e kësaj rruge i cili do të lidhte qytetet nga të dy anët e Sharrit. Megjithatë, në këtë pjesë me gjatësi prej 60 kilometrash janë ofruar tre variante. Isen Xhemaili, ministri pa resor i caktuar për çështjen e investimeve vendore, për këtë studim deklaroi:

Një nga variantet është me tunel më të gjatë me gjashtë kilometra e 400 metra, një variant është me një tunel prej 3 kilometra dhe varianti i tretë është 1700 metra tunel. Të tre variantet dallojnë njëri prej tjetrit. Varianti me tunel më të gjatë nënkupton që tuneli të jetë në 1500 metra lartësi mbidetare dhe është paraparë të jetë mes dy fshatrave Bozovcë dhe Veshallë, variant i dytë është 3200 metra tunel, në lartësi mbidetare prej 1500 metra po ashtu i paraparë mes dy fshatrave Bozovcë dhe Veshallë. Varianti i tretë që është në një gjatësi prej 1800 metrave tunel gjithashtu i paraparë mbi fshatin Veshallë por që është në një lartësi mbidetare prej 1800 metrave. Sipas ekspertëve variant më i mirë me kosto më të ulët është variant me tunel në gjatësi prej 3200 metrave

Përsëri, në programin e Qeverisë nuk ka afate konkrete për ndërtimin e kësaj rruge, përsëri plani për tenderin dhe fillimin e ndërtimit. Po ashtu, nga Qeveria nuk ka njoftime për takimin e qeverive kosovare, ose disa aktivitete të tjera lidhur me ndërtimin e rrugës.

Në pjesën “Infrastruktura” – në ueb-faqen e Qeverisë, për këtë projekt thuhet:

Duke u nisur nga rezultatet e studimit të fizibilitetit për rrugën Tetovë-Prizren, do të shqyrtohen variantet ekonomike të arsyeshme. 

Duke pasur parasysh se deri tani (28.01.2020) fare nuk ka filluar ndërtimi i rrugës Tetovë-Prizren, ndërsa përveç përpunimit të studimit të fizibiltetit nuk janë marr hapa të tjerë, ky premtim i BDI-së, dhënë në programin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të vitit 2016, e vlerësojmë si të parealizuar.  

BURIME:

Vlerësoi: Drilon Saliu

BURIMI: VËRTETMATËSI

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button