fbpx

Rruga Tetovë-Prizren ngelet vetëm një premtim parazgjedhor

Rruga Tetovë-Prizren vazhdon deri më tani ngelet vetëm një premtim i partive politike. Tema për hapjen e kësajë rruge hapet vetëm gjatë fushatës parazgedhore thotë Menderes Kuçi, anëtar i këshillit drejtues në Odën Ekonomike të Maqedonisë Veriperendimore, shkruan Telegrafi.

“Edhe përkundër alarmeve që bëjnë bizneset në Maqedoni, po hasim në vesh të shurdhër, dhe kjo temë është atraktive vetëm si program parazgjedhor. Sa përfundojnë zgjedhjet, ata as edhe një takim formal nuk kanë kërkuar. Për shembull komuna e Prizrenit ka qenë aktive dhe ka lobuar edhe me disa organizata ndërkombëtare dhe ka dashur të jetë pjesë e projekteve të ndryshme evropiane të cilët i financojnë këto projekte, mirëpo mungon një koordinim i mirëfilltë dhe dëshira e vërtetë e politikanëve tanë”.

Sipas Kuçit hapja e kësaj rruge do të afronte biznesin me portin shqiptar dhe do të hapte tregje të reja drejt Kosovës dhe Shqipërisë “Çdo rrugë është një arterie, e sidomos kur bisedohet për një e më shumë shtete apo që hap edhe rrugë deri tek portet tona detare, atëherë minimizon koston e transportit ku dihet se transporti bën pjesë të madhe në shpenzimet dhe benefitet në tregjet e reja. Prandaj kjo si rrugë do të ishte një alternativë më e mirë dhe shumë e qëlluar dhe me shumë pak investim për shumë pak kilometra. Do të mund tu afroheshim edhe më tepër porteve tona detare por pse jo të hapen mundësi tjera strategjike drejtë Shqipërisë” thotë Menderes Kuçi nga OEMVP.

Telegrafi kërkoj të marrë prononcim edhe nga ana e zëvendës ministrit të Transportit dhe Lidhjeve të Maqedonisë, Nimetulla Halimi por ai gjatë këtyre ditëve nuk u përgjigj për të dhënë pronocim për këtë temë.
Përndryshe, hapja e rrugës Tetovë-Prizren ka qenë edhe temë bisede edhe në bombën e 38 të shpalosur nga LSDM-ja, ku ish ministri Tahir Hani luste kryetarin e BDI-së Ali Ahmeti që të bisedojë me zëvendës kryeministrin Musa Xhaferi që ky projekt të miratohet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button