Dënim me kusht për Jankullovskën, Protugjerin dhe Pepiqin, ndërsa për Janakieskin 3.5 vjet burg për parregullsi zgjedhore në rastin “Titanik 1”

Gjykata e Apelit në Shkup i uli dënimet për një pjesë të të dënuarve për rastin “Titanik”, raportoi Meta. Sipas njoftimit të Gjykatës së Apelit, qëndroi dënimi me kusht për ish-shefin e kabinetit të Nikolla Gruevskit, Martin Protugjer, dënim me kusht neli edhe për ish-ministren e Nikolla Gruvekit, Gordana Jankulloska, ndërsa ish-ministri i transportit, Mile Janakievski u dënua me 3 vjet e 6 muaj, periudhë ku është përfshirë edhe koha efektive dhe paraburgimi shtëipiak, transmeton Portalb.mk.

Me aktgjykimin e Apelit, dënim me kush mori edhe punonjësi i policisë, Munir Pepiq – ndërsa dënimi me një vjet burg nuk do të mbahet, nëse i akuzuari nuk kryen ndonjë vepër penale në pesë vitet e ardhshme.

Kujtojmë që në muajin shkurt, në rastin “Titanik 1”, Jankullovska ishte dënuar me 2 vjet e 6 muaj burg, Janakieski me 4 vjet e 6 muaj burg, Kosta Mitrovski 3 vjet burg, ndërsa Munir Pepiq një vjet burg.

Rasti “Titanik”, i cili trajton krimet kundër zgjedhjeve dhe votimin në zgjedhjet parlamentare të 2011 dhe 2014 dhe zgjedhjet lokale të 2013, ka nisur me vonesë për shkak të ndryshimit në këshillin gjyqësor. Në fillimin e ri të gjykimit, Janakiveski dhe shtatë të pandehur të tjerë e pranuan fajësinë. Më pas, ish-ministri u deklarua fajtor për shumicën e veprave.

Ai u deklarua i pafajshëm vetëm për keqpërdorimin e financimit të fushatës, akt për të cilin prokuroria tani ka hequr dorë nga ndjekja penale.

Pas pranimit të fajësisë për veprat tjera, Janakiveski dhe shtatë të tjerë morën aktgjykim nga gjykata e shkallës së parë. Ai u dënua me 4 vjet e gjashtë muaj burg.

Të pandehur të tjerë që e pranuan fajësinë ishin edhe ish-ministrja Gordana Jankulloska, e cila u dënua me 2 vjet e 6 muaj burg, ish-zëvendësministrja e drejtësisë Gordana Brishkovska-Boshkovski dhe Martin Protugjer, të cilët u dënuan me kusht. Nga katër të tjerët që e pranuan fajin, tre morën gjithashtu dënime me kusht, ndërsa një i pandehur u dënua me tre vjet burg.

Përveç atyre që u deklaruan fajtorë për akuzat në rastin Titanik janë edhe ish-kryeministri i arratisur Nikolla Gruevski, ish-sekretari i përgjithshëm i qeverisë Kirill Bozhinovski, ish-deputeti Ilija Dimovski, ish-kryetari i Pustecit Edmond Temelko dhe 12 të tjerë të akuzuar për bashkim kriminal, shkelje të së drejtës së votës, shkelje të lirisë së zgjedhjes së votuesve, ryshfet gjatë zgjedhjeve dhe votimit, shkatërrim të materialit zgjedhor dhe keqpërdorim të mjeteve për financimin e fushatës zgjedhore.