Pasi Qyteti i Shkupit nuk i pastron lagjet, kryetari i njërës komunë ka paralajmëruar që nesër do të marrë pjesë në pastrimin e lagjeve 

Kryetari i Komunës së Qendrës ka paralajmëruar që prej nesër do të organizojnë pastrimin e lagjeve në këtë komuna, pasi Qyteti i Shkupit nuk ka arritur të menaxhon me sukses sistemin për pastrimin e mbeturinave, transmeton Portalb.mk.

“Komuna Qendër është organizuar dhe nga nesër planifikon pastrimin e grumbujve të mbeturinave brenda dhe jashtë shportave. Deri Qyteti i Shkupit nuk arrin të krijon zgjidhje për funksionimin e NP “Higjiena Komunale”, atëherë Komuna Qendër nuk do të lejojë që qytetarët të mbyten dhe infeksionit të mundshëm nga temperaturat verore”, paralajmërojnë nga Komuna.

Pastrimi i lagjeve pritet të fillojë prej orës 08:00, ndërsa pritet të marrë pjesë edhe kryetari Goran Gerasimovski dhe administrate komunale.

“Edhe një herë apelojmë që Qyteti i Shkupit urgjentisht të zgjidh problemin në ndërmarrjen publike dhe të fillon me pastrimin e qytetit. Qytetarët nuk duhet të jetë viktima të udhëheqjes së dobët të qytetit”, deklaroi Gerasimoski.

Ndryshe, problemet e shfaqura së fundmi në Ndërmarrjen Publike “Higjiena Komunale” në Shkup, kanë krijuar probleme në mjediset e këtij qyteti, për çka ka reaguar edhe Komuna e Aerodromit dhe ajo e Qendrës.

Punëtorët e Higjienës Komunale Shkup prej 7 korrikut protestojnë në shenjë revolte ndaj menaxhmentit pasi që siç thonë ata, i kanë larguar dhjetëra punëtorë, por edhe se nuk plotësohen kërkesat e tyre për rritje të pagës, K-15 dhe stazh të beneficuar.

Siç thonë ata, derisa nuk kthehen në punë kolegët dhe nuk plotësohen kërkesat e tyre, nuk do të dalin në terren t’i mbledhin mbeturinat.

Në mesin e të përjashtuarve nga puna, sipas punëtorëve, është edhe kryetari i Sindikatës së Higjienës Komunale, Deli Dardhishta me përvojë pune mbi 30 vjet.

Sipas tyre, janë larguar nga puna me dhejtëra persona, ndërsa 50 punëtorë tjerë kanë marrë paralajmërim për përjashtim pasi kanë protestuar një javë më parë.

Ata ankohen se drejtoresha i shikon kamerat e sigurisë dhe kush shihet se ka protestuar, e largon nga puna.

Drejtoresha e Higjienës Komunale, Kosana Mazneva, rreth orës 1 të mëngjesit mbrëmë, me asistencë policore erdhi për t’i lutur punëtorët që të dalin t’i pastrojnë rrugët me disa premtime të vakta për zgjidhjen e problemit, megjithatë punëtorët njëzëri refuzuan që të dalin në terren pa u plotësuar kushtet. Ajo u ndesh drejtpërdrejtë me punëtorët, të cilët deri sot ka refuzuar t’i takojë.

Kosana Mazneva u emërua drejtoreshë nga kryetarja e Shkupit, Danella Arsovska më 12 korrik të vitit 2022, pasi paraprakisht u shkarkua asokohe drejtori i vetëm shqiptarë i ndërmarrjeve publike të Qytetin e Shkupit, Zudi Koka për shkak të incidentit gjatë protestave antievropiane në Shkup, ku vëllai i tij kishte gjuajtur me armë në sheshin “Skënderbeu” në Shkup.