Erë e keqe nga shportat e mbushura, Komuna e Aerodromit kërkoi zgjidhje urgjente nga Qyteti i Shkupit për problemin me mbeturinat

Problemet e shfaqura së fundmi në Ndërmarrjen Publike “Higjiena Komunale” në Shkup, kanë krijuar probleme në mjediset e këtij qyteti, për çka ka reaguar edhe Komuna e Aerodromit, transmeton Portalb.mk.

“Kudo shohim shporta të mbushur, ndërsa të gjithë ne qytetarët pësojmë nga menaxhimi i papërshtatshëm dhe i papërgjegjshëm i ndërmarrjes publike. Kontejnerët e mbushura dhe era e keqe që po shpërndahet është përgjegjësi e Qytetit të Shkupit dhe NP “Higjienës Komunale”, deklarojnë nga Komuna e Aerodromit, duke kërkuar zgjidhje urgjente mes Qytetit dhe “Higjienës Komunale”.

Komuna vlerësoi që higjiena publike dhe shëndeti i mjedisit jetësor është interesi i të gjithëve, duke theksuar që qytetarët rregullisht paguajnë shërbimet për pastrim.

“Obligimi dhe përgjegjësia e çdo menaxheri, duke përfshirë edhe drejtorët e ndërmarrjeve publike dhe kryetarin e Qytetin të Shkupit, është të krijon dhe mirëmban sistemin për menaxhimin e duhur të resursve që i posedon dhe në atë mënyrë të siguron shërbime cilësore për qytetarët”, deklarojnë nga Komuna e Aerodromit.

Ata rekomandojnë që politika të lihet anash dhe të gjejnë një zgjidhje adekuate.

“Pjesa e higjienës në Shkup ku shërbimet e qytetit janë përgjegjës, një periudhë të gjatë janë në gjendje të rënduar, ndërsa ditëve të fundit, fatkeqësisht ndërrmarja punlike e qytitit “Higjiena Komunale” nuk ka arritur të gjen zgjidhje si të menaxhon sistemin e mirëmbjtjes së pastërtisë së mjedisit jetësor”, deklarojnë nga Komuna e Aerodromit.

Për problemin e njëjtë dje ka reaguar edhe Komuna Qendër.

Punëtorët e Higjienës Komunale Shkup prej 7 korrikut protestojnë në shenjë revolte ndaj menaxhmentit pasi që siç thonë ata, i kanë larguar dhjetëra punëtorë, por edhe se nuk plotësohen kërkesat e tyre për rritje të pagës, K-15 dhe stazh të beneficuar.

Siç thonë ata, derisa nuk kthehen në punë kolegët dhe nuk plotësohen kërkesat e tyre, nuk do të dalin në terren t’i mbledhin mbeturinat.

Në mesin e të përjashtuarve nga puna, sipas punëtorëve, është edhe kryetari i Sindikatës së Higjienës Komunale, Deli Dardhishta me përvojë pune mbi 30 vjet.

Sipas tyre, janë larguar nga puna me dhejtëra persona, ndërsa 50 punëtorë tjerë kanë marrë paralajmërim për përjashtim pasi kanë protestuar një javë më parë.

Ata ankohen se drejtoresha i shikon kamerat e sigurisë dhe kush shihet se ka protestuar, e largon nga puna.

Drejtoresha e Higjienës Komunale, Kosana Mazneva, rreth orës 1 të mëngjesit mbrëmë, me asistencë policore erdhi për t’i lutur punëtorët që të dalin t’i pastrojnë rrugët me disa premtime të vakta për zgjidhjen e problemit, megjithatë punëtorët njëzëri refuzuan që të dalin në terren pa u plotësuar kushtet. Ajo u ndesh drejtpërdrejtë me punëtorët, të cilët deri sot ka refuzuar t’i takojë.

Kosana Mazneva u emërua drejtoreshë nga kryetarja e Shkupit, Danella Arsovska më 12 korrik të vitit 2022, pasi paraprakisht u shkarkua asokohe drejtori i vetëm shqiptarë i ndërmarrjeve publike të Qytetin e Shkupit, Zudi Koka për shkak të incidentit gjatë protestave antievropiane në Shkup, ku vëllai i tij kishte gjuajtur me armë në sheshin “Skënderbeu” në Shkup.