Komuna Qendër: Qyteti i Shkupit ta zgjidhë kaosin me mbeturinat
Komuna Qendër e alarmon Qytetin e Shkupit për kontejnerët e papastër dhe kazanët e tejmbushur të mbeturinave, për shkak të protestës së NP Higjiena Komunale – Shkup. Një numër i madh qytetarësh janë ankuar sot në komunë për erën johigjienike dhe të padurueshme që përhapet nga kontejnerët e tejmbushur në bulevardet dhe rrugët e kryeqytetit. Komuna Qendër apelon për reagim të menjëhershëm nga Qyteti i Shkupit, nën juridiksionin e të cilit është Ndërmarrja Komunale Higjiena Komunale, transmeton Portalb.mk.
“Ne si Komunë me ndërmarrjen tonë do të vazhdojmë me mirëmbajtjen aktive të zonave komunale. Paralajmërojmë që autoritetet e qytetit të mos kërkojnë justifikime por të veprojnë menjëherë, temperaturat e larta jashtë më së paku lejojnë që kryeqyteti të mbushet me mbeturina. Qytetarët paguajnë taksa komunale dhe duan një qytet të pastër”, thonë nga Qyteti i Shkupit.
Ndërkohë edhe sot ka vazhduar protesta e punëtorëve të Higjienës Komunale, të cilët kërkojnë plotësimin e kushteve, rritje të rrogave dhe kthimin e kolegëve të tyre të përjashtuar nga puna. Punëtorët shprehen se drejtoresha kundrejt tyre përdorë gjuhë vullgare, duke i quajtuar ata mbeturina-mbledhës (gjubrexhi). Ata, mënyrën se si sillet drejtoresha dhe kushtet në të cilat punojnë, me pagë minimale e quajnë: “të rreh dhe nuk të lë të qash”. Në shenjë revolte, punëtorët nuk kanë shkuar fare në shtëpi, ndërsa kërkojnë edhe mirëkuptimin e qytetarëve.
Nga ana tjetër drejtoresha Kosana Mazneva, në një konferencë për media tha se nuk do të lejojë që punonjësit e tjerë të jenë viktima të shantazhit në këtë nëntokë të njohur.
“Higjiena Komunale” nuk është parti politike dhe as kompani private, por ndërmarrje publike dhe nuk do të lejoj asnjë qendër politike të kontrollojë punën. Këta që bllokojnë punën nuk janë anëtarë të sindikatave dhe as punonjës. Ata janë këtu si logjistikë partiake që kanë për qëllim kërcënimin dhe bllokimin e punës. Pakënaqësia është sepse kam marrë një vendim për punën me turne dhe të gjithë punonjësit duhet të ndërrohen në tre turne. Është në kundërshtim me praktikën prej vitesh që vetëm persona të caktuar të punojnë në një të tretë dhe të marrin përfitime për të. Shumica prej tyre nuk janë paraqitur në punë dhe nuk kanë kryer detyrën. Për shkak se unë i kam dhënë fund një praktike të tillë, këta njerëz tani po bëjnë bllokadë, kanë punë dhe biznese të tjera”, tha Mazneva-Nikoliq në konferencën e sotme për media.
E pyetur pse janë larguar nga puna 10 punonjës, ajo tha se ata janë punonjës të përkohshëm, me kontrata në vepër, të cilët nëse nuki nevojiten më Ndërmarrjes iu ndërpritet kontrata dhe se nuk e ka për detyrim që Ndërmarrja nuk e ka për detyrim t’ua vazhdojë kontratat, pasi janë të angazhuar përkohësisht.
Lidhur me mënyrën e të biseduarit me punëtorët e Higjienës, se nse nuk dalin në punë, do t’i largojë, qofshin ato 200 apo 300 punëtorë dhe do t’u dorëzoj padi penale, ajo tha se këta persona, 15 ose 20 vitet e fundit janë vazhdimisht turni i tretë, që sipas saj është e kundërligjshme dhe madje disa prej tyre nuk vinë as edhe në punë.
“Ka ligje në këtë shtet dhe unë duhet t’i respektoj, ndërsa nëse dikush nuk është i kënaqur, ka ligje, rregullore marrëveshje kolektive mund të paraqesë kërkesë me shkrim me qëllim që t’i realizojë të drejtat e veta”, tha Mazneva.
Ndërkohë, situata në teren me mbetrinat është kaotike.
Nuk i mbledhim mbeturinat derisa nuk kthehen në punë kolegët e përjashtuar, thonë punëtorët e Higjienës Komunale në protestë
Punëtorët e Higjienës Komunale Shkup mbrëmë kanë protestuar në shenjë revolte ndaj menaxhmentit pasi që siç thonë ata, i kanë larguar dhjetëra punëtorë, por edhe se nuk plotësohen kërkesat e tyre për rritje të pagës, K-15 dhe stazh të beneficuar. Siç thanë ata, derisa nuk kthehen në punë kolegët dhe nuk plotësohen kërkesat e tyre, nuk do të dalin në terren t’i mbledhin mbeturinat, njofton Portalb.mk.
Dhjetëra punëtorë të Higjienës Komunale sonte nuk dolën për t’i mbledhur mbeturinat në shenjë revolte nga udhëheqësia e Higjienës komunale pasi që dhjetëra kolegë të tyre pa arsye nuk ua ka vazhduar kontratën. Në mesin e të përjashtuarve nga puna, sipas punëtorëve, është edhe kryetari i Sindikatës së Higjienës Komunale Deli Dardhishta me përvojë pune mbi 30 vjet. Sipas tyre, vetëm sot janë larguar nga puna 7-8 persona me vendim pune, ndërsa dje kanë larguar 40 persona. Ata mes tjerash theksojnë se 50 punëtorë tjerë kanë marrë paralajmërim për përjashtim pasi kanë protestuar një javë më parë. Ata ankohen se drejtoresha i shikon kamerat e sigurisë dhe kush shihet se ka protestuar, e largon nga puna.
Kosana Mazneva u emërua drejtoreshë nga kryetarja e Shkupit, Danella Arsovska më 12 korrik të vitit 2022, pasi paraprakisht u shkarkua asokohe drejtori i vetëm shqiptarë i ndërmarrjeve publike të Qytetin e Shkupit, Zudi Koka për shkak të incidentit gjatë protestave antievropiane në Shkup, ku vëllai i tij kishte gjuajtur me armë në sheshin “Skënderbeu” në Shkup.