Gjykata hodhi poshtë kërkesën, babai i Vanjës mbetet në paraburgim

Babai i të vrarës Vanja Gjorçevska mbetet në paraburgim në burgun hetimor në Shutkë. Gjykata penale rrëzoi kërkesën e mbrojtjes së tij për zëvendësimin e masës së paraburgimit me arrest shtëpiak, transmeton Portalb.mk.

Aleksandar Gjorçevski është arrestuar në fillim të dhjetorit, pasi të dyshuarit e tjerë kanë treguar se ai i jepte informacion të dyshuarit të parë, Ljupço Palevski – Palço, për lëvizjet e vajzës së tij. Dy javë më parë, avokati Vladimir Tufegxhiq kërkoi arrest shtëpiak “për të ruajtur kohezionin e familjes së prekur nga kjo tragjedi”. Kërkesa pasoi publikimin nga politikani kontrovers serb Srgjan Nogo të një video-materiali në të cilin ai pretendon se Gjorçevski dyshohet padrejtësisht dhe se ai në të vërtetë ka zbardhur vrasjen e vajzës së tij.

Kujtojmë se Vanja Gjorçevska u shpall e humbur më 27 nëntor nga nëna e saj, dhe rasti bëri bujë të madhe në Maqedoninë e Veriut, duke nxitur dezinformata dhe një sërë spekulimesh. Më 3 dhjetor u gjet trupi i saj i pajetë, gjithashtu, i pajetë u gjet edhe trupi i 74-vjeçarit Pançe Zhezhovski. Dy të vrarët nuk kishin ndonjë lidhje me njëri-tjetrin, por për rrëmbimin e Vanjës u përdor vetura e Zhezhovskit.  Në po të njëjtën ditë kur u gjetën dy trupat, u caktua paraburgim për tre të dyshuaritVllatko Keshishov, Velibor Manevski dhe Bore Videvski. I dyshuar për përfshirje është dhe babai i Vanjës, Aleksandar Gjorçevski, për të cilin po ashtu u caktua paraburgim. Megjithatë i dyshuari kryesor për organizim dhe kryerësi të vrasjes, është Ljupço Palevski, i cili fillimisht u arratis, por me 5 dhjetor u arrestua në Turqi dhe iu caktua paraburgim ekstraduesProcedura e ekstradimit të Palevskit mund të zgjasë me muaj për shkak se Turqia mund të kërkojë dokumentacion shtesë. Në ndërkohë, pritet që Prokuroria të dalë me të dhëna shtesë për rastet, motivi i së cilave ende mbetet “përfitim financiar”.