“Qeverisje ndryshe”, Shtëpia e Shëndetit e ndriçoi me drita parkingun e uzurpuar te Poliklinika “Bit Pazar”
Drejtori i Shtëpisë së Shëndetit Shkup, Vullnet Selimi, në rrjetin social Facebook të premten pasdite njoftoi se me donacion privat janë vendosur drita përreth objekteve të poliklinikave “Bit Pazar” dhe “Çair”. Nga fotot, mund të shihet se drita ka edhe te parkingu i poliklinikës “Bit Pazar”, i cili me vite është i uzurpuar nga persona privat, njofton Portalb.mk.
“Gjatë orëve të mbrëmjes ka qenë e vështirë të dallohen poliklinikat “Çair” dhe “Bit Pazar”, kjo sepse atyre me vite u kanë munguar dritat. E gjatë këtyre ditëve fal një donacioni nga njerëz të vullnetit të mirë u bë e mundur ndriçimi i hapësirave të jashtme përreth Poliklinikave. Bashkë jemi më të mirë!”, shkruan Selimi, duke shtuar dhe një fjalë në thurje “Qeverisje ndryshe”.
Poshtë postimit, top-koment është bërë një reagim i një qytetarit i cili thotë: Veç me mund edhe me ditë se nga kush është uzurpuar parkingu mbrapa ambulancës së Bit Pazarit. Të cilën e dimë se është pronë e ambulancës.
Qeverisja ndryshe ende nuk e ka liruar tokën e uzurpuar mbrapa Poliklinikës “Bit Pazar”, pavarësisht se redaksia e Portalb.mk disa herë ka kërkuar qëndrim nga Shtëpia e Shëndetit Shkup, por edhe nga ministri i Shëndetësisë. Sipas përgjigjes së policisë, as Shtëpia e Shëndetit, por as Ministria e Shëndetësisë, apo autoritetet komunale apo kushdo qoftë tjetër institucion, nuk ka lajmëruar në polici se toka është uzurpuar edhe pse me vite aty operojnë persona të panjohur dhe rrjepin qytetarët.
“Nuk jemi kompetent”, ishte përgjigja e Shtëpisë së Shëndetit në qershor të këtij viti kur Portalb.mk publikoi storjen hulumtuese. Ata asokohe nuk ndiheshin përgjegjëse që hapësirën e tyre e kanë uzurpuar me vite persona të panjohur dhe për këtë s’kanë alarmuar askund edhe pse për të hyrë në garazhet e Poliklinikës, duhet të kalohet rampa e uzurpuesve.
Edhe Ministria e Shëndetësisë nuk ka ndërmarrë kurrfarë masash për të liruar tokën e uzurpuar. Ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti, së fundmi deklaroi se këtë çështje ia kanë lënë policisë.
Paraprakisht, gjegjësisht më 31 tetor, Policia dorëzoi padi penale për dy persona për “uzurpim të patundshmërive” dhe “ndërtim pa leje”.
Megjithatë, një ditë pas padive penale dhe kontrollit, Portalb.mk vizitoi vendin dhe konstatoi se uzurpuesit vazhdojnë të arkëtojnë para nga qytetarët dhe situata ishte sikur të mos kishte ndodhur asgjë, për çka dëshmon videoja e mëposhtme:
Me një sërë shkrimesh, kemi dëshmuar se toka ku mbrapa Poliklinikës “Bit Pazar” është shtetërore dhe e njëjta në mënyrë të paligjshme po shfrytëzohet si parking me pagesë. Nga ana tjetër, institucionet hedhin fajin te njëra-tjetra për përgjegjësinë se kush duhet të veprojë, megjithëse toka ndodhet në Komunën e Çairit dhe sipas decentralizimit, kompetenca i takon Komunës së Çairit.
Më 22 qershor, lënda u formua pasi që nga Prokuroria paralajmëruan se do të veprojnë, nëse institucionet tjera kompetente nuk veprojnë. Por, derisa Prokuroria pesë muaj ndodhet në fazën parahetimore dhe institucionet tjera nuk veprojnë, uzurpuesit e tokës, vazhdojnë veprimtarinë ilegale duke i detyruar qytetarët të paguajnë për parking në tokë, e cila është e shtetit.
Me një sërë shkrimesh, kemi dëshmuar se toka ku mbrapa Poliklinikës “Bit Pazar” është shtetërore dhe e njëjta në mënyrë të paligjshme po shfrytëzohet si parking me pagesë. Nga ana tjetër, institucionet hedhin fajin te njëra-tjetra për përgjegjësinë se kush duhet të veprojë, megjithëse toka ndodhet në Komunën e Çairit dhe sipas decentralizimit, kompetenca i takon Komunës së Çairit.
- 02/11/2023: Do t’ia lëmë policisë ta rregullojë këtë punë, thotë Mexhiti për parkingun e uzurpuar mbrapa Poliklinikës Bit Pazar
- 01/11/2023: Uzurpuesit vazhdojnë t’i rrjepin qytetarë në parkingun ilegal mbrapa Poliklinikës “Bit Pazar”, pavarësisht padive penale të Policisë
- 31/10/2023: Pas hulumtimit të Portalb, Policia dorëzoi padi penale për uzurpatorët e parkingut mbrapa Poliklinikës “Bit Pazar”
- 19/10/2023: Lënda për parkingun e uzurpuar te Poliklinika “Bit Pazar” pesë muaj në fazë parahetimore, Prokuroria thotë se Inspektorati ka kryer kontroll
- 04/07/2023: Për të hyrë në garazhin e Poliklinikës Bit Pazar duhet “marrë leje” nga uzurpatorët, Ministria e Shëndetësisë “ngre supet”
- 22/06/2023: Prokuroria ka formuar lëndë për parkingun e uzurpuar mbrapa Poliklinikës “Bit Pazar”
- 09/06/2023: Parkingu i uzurpuar mbrapa Poliklinikës “Bit Pazar”, Prokuroria: Do të veprojmë nëse nuk veprojnë institucionet tjera kompetente
- 06/06/2023: Parkingu i uzurpuar mbrapa Poliklinikës “Bit Pazar”, Prokuroria: Do të veprojmë nëse nuk veprojnë institucionet tjera kompetente
- 03/06/2023: Parkingu i Poliklinikës “Bit Pazar” i uzurpuar, Komuna e Çairit lejon paratë e qytetarëve ilegalisht të hyjnë në xhepa privat