U dogjën disa vetura dhe magazine në Bit Pazar

Njësitë zjarrfikëse janë duke reaguar në hapësirat e Bit Pazarit, pasi disa vetura dhe magazine janë përfshirë nga zjarri, transmeton Portalb.mk.

Raportohet se zjarri nuk ka shkaktuar lëndime në njerëz, ndërkohë janë evakuuar disa banorë në afërsi të pjesës së vjetër të Bit Pazarit.

Në bazë të informatave të para, zjarri është nisur nga instalimi i vjetër elektrik.