Do t’ia lëmë policisë ta rregullojë këtë punë, thotë Mexhiti për parkingun e uzurpuar mbrapa Poliklinikës Bit Pazar

Ministria është përgjegjëse dhe këtë punë do t’ia lëmë atyre ta zgjidhin, tha sot ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti, gjatë vizitës në Poliklinikës “Bit Pazar” në Shkup, ku parkingu i saj është uzurpuar me vite nga persona privat, njofton Portalb.mk.

“Sa jam i informuar prej shërbimeve, Ministria e Punëve të Brendshme ka ngritur proces për këtë punë dhe unë si ministër jam i detyruar që t’i respektoj organet e shtetit dhe këtë do t’ia lëmë Ministrisë së Punëve të Brendshme ta rregullojë këtë punë, normal ata paguhen prej projekt-buxhetit të shtetit edhe krejt çka është dashur nga Ministria e Shëndetësisë dhe Shtëpia e Shëndetit Shkup të gjitha kërkesat i kemi dërguar deri te MPB dhe tek organet tjera që janë kompetente për këto lloj probleme”, tha Mexhiti.

Pavarësisht deklaratës së tij, sipas verifikimeve të Portalb.mk derisa hulumtonte rastin, në Polici, nuk ka pasur kurrfarë paraqitje nga asnjë institucion shtetëror për tokën e uzurpuar e cila në Kadastër shkruan se është në pronësi shtetërore.

Pas një hulumtimi disa-javor, Portalb.mk publikoi se qytetarët detyrohen të paguajnë për parking, pavarësisht se parcelat janë në pronësi shtetërore dhe janë të uzurpuara. Paratë e qytetarëve shkojnë në mënyrë të paligjshme në xhepa të personave privat, në vend që të shkojnë në arkën e Spitalit, komunës apo të shtetit.

Pesë muaj më vonë, gjegjësisht më 31 tetor, Policia dorëzoi padi penale për dy persona.

Një ditë pas padive penale dhe kontrollit, Portalb.mk vizitoi vendin dhe konstatoi se uzurpuesit vazhdojnë të arkëtojnë para nga qytetarët dhe situata ishte sikur të mos kishte ndodhur asgjë, për çka dëshmon videoja e mëposhtme:

Hulumtimin e plotë mund ta lexoni: Parkingu i Poliklinikës “Bit Pazar” i uzurpuar, Komuna e Çairit lejon paratë e qytetarëve ilegalisht të hyjnë në xhepa privat

Lexo vazhdimet e storjes: