Edhe dy javë mundësi për shkollat e Maqedonisë së Veriut që të aplikojnë për grantin në vlerë 60 mijë denarë
Ministria e Arsimit dhe Shkencës do të ndajë grante në vlerë 60 mijë denarë për shkollat fillore dhe të mesme që do të realizojnë projekte në kuadër të multikulturalizmit, transmeton Portalb.mk.
“Grantet janë deri në 60.000,00, ndërsa përzgjedhjen sipas renditjes do ta bëjë Komisioni për vlerësimin e aplikacioneve të pranuara, në pajtim me kriteret e caktuara”, sqaroi Ministria, duke përkujtuar që aplikimi mund të bëhet deri më 1 dhjetor përmes formës elektronike E-uslugi.mon.gov.mk.
Projektet duhet të jenë në kuadër të multikulkturalizmit, integrimit ndëretnik dhe tolerancës, ndërsa projektet duhet të jenë në dy gjuhë.
“Grantet janë deri në 60.000,00, ndërsa përzgjedhjen sipas renditjes do ta bëjë Komisioni për vlerësimin e aplikacioneve të pranuara, në pajtim me kriteret e caktuara”, sqaroi Ministria.