Maqedonia e Veriut me këta pesë shtete ka kryer më së shumti shkëmbim tregtar

Më shumë se 58 përqind e shkëmbimit tregtar në Maqedoninë e Veriut kryhet me Shtetet e Bashkimit Evropian, ndërkohë gjysma e shkëmbimit kryhet vetëm me pesë shtetet, transmeton Portalb.mk.

“Në periudhën janar–shtator të vitit 2026, sipas vëllimit të përgjithshëm të tregtisë së jashtme, pjesa më e madhe e tregtisë është realizuar me Gjermaninë, Britaninë e Madhe, Kinën, Greqinë dhe Serbinë, të cilat përbëjnë 49.7% të vëllimit të përgjithshëm të këmbimit”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.

Në Maqedoninë e Veriut, në periudhën janar-shtator të këtij viti, kemi rritje te eksportit për 10.8 përqind, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2025. Ndërkohë importi ka shënuar rritje për 7.9 përqind.