• Likes
  • Followers
  • Subscribers
  • Followers
  • Impresum
  • Kontakt
  • Marketing
  • Kushtet e përdorimit
  • Thirrje për punësim
  • ARKIVI 04.2012 – 05.2023

Portalb Portalb - Dritare Realiteti!

  • BALLINA
  • Maqedoni
    • Lajme
    • DOSJE
    • Analiza ekonomike
    • Shpallje-Konkurse
  • RMV NË BE
  • Verifikimi i fakteve
  • Bota
    • BOTA
    • Kosova
    • Shqipëria
  • Qëndrime
    • Editorial
    • Kolumna
    • Intervista
    • Na shkruani
  • ctrlz
  • Kulturë
    • Lajme Kulturë
    • Libra/Poezi
    • Teatër/Filma
    • Reportazhe
    • Thënia e ditës
  • Vizualizim
    • Foto Galeria
    • Infografiqe
    • Video Galeria
      • TROÇ
      • OpenMic
      • SHORTCUT
  • Sport
    • Në botë
    • Në vend
  • Shëndeti
Portalb
  • Home
  • ARSIM
  • Protestat e studentëve në Maqedoninë e Veriut nën presion dhe polarizim

Protestat e studentëve në Maqedoninë e Veriut nën presion dhe polarizim

ARSIMLajmeLajme kryesore
By M. Z. On 07/04/2026 18:35
Protesta e studentëve për jurisprudencën në gjuhën shqipe. 06.04.26. Foto nga Fisnik Xhelili. Portalb.mk
Protesta e studentëve për jurisprudencën në gjuhën shqipe. 06.04.26. Foto nga Fisnik Xhelili. Portalb.mk
Share

Dje, studentët shqiptarë protestuan në Shkup duke kërkuar mundësinë që provimin e jurisprudencës ta japin edhe në gjuhën shqipe. Këto protesta shkaktuan reagime të shumta në publik dhe hapën një dilemë për atë nëse kjo është një kërkesë legjitime për qasje të barabartë apo një temë e instrumentalizuar politikisht, raporton Portalb.mk.

Shkruan: Despina Kovaçevska

Kjo çështje është e pranishme në skenën politike në Maqedoni për një kohë të gjatë. Në fillim të vitit një grup studentësh dorëzuan peticion përmes të cilit kërkuan që provimi i jurisprudencës të mund të jepet edhe në gjuhën shqipe. Ata iu drejtuan edhe Avokatit të Popullit, duke kërkuar mbrojtje institucionale dhe shqyrtim të kërkesës së tyre.

Mënyra se si reagoi qeveria, disa nga partitë opozitare dhe media, posaçërisht mediat në gjuhën maqedonase, është e njohur nga protestat e mëparshme që janë organizuar në vend dhe të cilat janë mbështetur kryesisht nga të rinjtë, veçanërisht kur bëhet fjalë për viktimat e tragjedisë së Koçanit. Në vend të një debati përmbajtësor, si atëherë ashtu edhe tani diskursi publik u drejtua drejt diskreditimit, politizimit dhe relativizimit.

Zëri i studentëve nuk dëgjohet askund

Për protestën për provimin e jurisprudencës mund të lexoheshin pikëpamje dhe deklarata nga më të ndryshmet, madje edhe nga jashtë vendit. Komentuan gazetarë, politikanë të ndryshëm, e madje edhe vetë ministri i drejtësisë.

Por ajo që mungonte më shumë përsëri ishte zëri i studentëve. Mediat raportuan kryesisht për sloganet e protestës dhe fokusi ishte në faktin se nuk kishte flamur të Maqedonisë. Ishin të paktë ata që e përfaqësuan anën e studentëve. Në publik pothuajse as që u dëgjuan deklarata nga vetë studentët që i ndanin problemet e tyre.

Publikut mbase i kujtohet se gjendja ishte e ngjashme edhe gjatë tubimit të studentëve para platosë së Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup, një ditë pas tragjedisë më të madhe në Maqedoninë e pavarur, kur më 16 mars 63 njerëz, kryesisht të rinj, e humbën jetën në zjarrin e tmerrshëm që shpërtheu në diskotekën e improvizuar “Puls” në Koçan.

Një ditë më pas, kur mijëra studentë u mblodhën spontanisht, në vend të zërave të studentëve dominante ishin fjalimet e ministres së arsimit, Vesna Janevska, dhe rektores Biljana Angellova. Fiaskoja e Janevskës me poezinë “Në heshtje” nga Aco Shopov e turpëroi edhe më shumë lëvizjen studentore, pas çka kryetarit të atëhershëm të PSU UKM i duhej të reagonte dhe t’i qetësonte studentët e mbledhur, disa prej të cilëve edhe u alivanosën.

Gjuhë e urrejtjes dhe sulme ndaj studentëve

Në tubimin e studentëve për viktimat në Koçan pati sulme ndaj gazetarëve dhe komunitetit studentor. U përhapën edhe dezinformata që e shtypën edhe më shumë  mesazhin e vërtetë të tubimit dhe krijuan një pasqyrë të rreme të motiveve të studentëve. Përveç kësaj, studentët duhej të kërkonin falje për fjalimet e rektores së UKM-së, Biljana Angellova, dhe ministres së arsimit, Vesna Janevska, si dhe të distancoheshin nga çdo prapavijë politike e tubimit.

Situata ishte e ngjashme edhe në protestën e djeshme, ku mediat raportuan statuse nga individë që jo vetëm nuk përfaqësojnë interes publik, por që janë edhe polarizuese. Kjo kontribuoi në rritjen e gjuhës së urrejtjes në komentet në postimet në mediat sociale, të cilat e shtypën edhe më shumë mesazhin dhe zërin autentik të studentëve.

Kjo mënyrë komunikimi shkakton apati tek studentët dhe e tejngop diskursin publik, i cili nuk i lejon ata ta shprehin mendimin e tyre. Në të njëjtën kohë i dekurajon ata dhe krijon një ndjenjë se zëri i tyre nuk ia vlen të dëgjohet.

E drejta për të protestuar është një e drejtë themelore e njeriut

E drejta për të protestuar është një nga të drejtat themelore të njeriut që ka kontribuar ndjeshëm në zhvillimin e shoqërive përgjatë historisë dhe është një nga shtyllat kryesore të demokracisë.

Kjo e drejtë njihet zyrtarisht në dokumente të tilla si Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut e miratuar në vitin 1948. Historikisht, e drejta për të protestuar ka qenë një nxitës i ndryshimeve të mëdha shoqërore që nga Revolucioni Francez, përmes lëvizjeve për të drejtat civile në Shtetet e Bashkuara, deri te transformimet moderne demokratike në Evropë dhe Ballkan.

Por, në vitin 2026 në Maqedoni ne jemi dëshmitarë të një përpjekjeje të vazhdueshme për ta dekurajuar dhe relativizuar këtë të drejtë. Qeveria, përmes narrativave të ndryshme, u mëson të rinjve se protesta nuk është diçka që duhet ta praktikojnë, ndërsa në të njëjtën kohë përpiqet t’i ndajë dhe diskreditojë ata.

Nga ana tjetër, partitë politike shpesh përpiqen ta instrumentalizojnë protestën për qëllimet e tyre në vend që ta mbështesin atë si një shprehje autentike qytetare. Në një situatë të tillë studentët lihen vetëm pa mbështetje të vërtetë dhe hapësirë ​​për veprim. Në këtë mënyrë i gjithë mendimi kritik dhe demokratik dobësohet dhe margjinalizohet.

Mijëra studentë dhe qytetarë shqiptarë dje (6 prill) protestuan në Shkup duke kërkuar që të respektohet Kushtetuta dhe Ligji për përdorimin e gjuhëve, në mënyrë që të mund ta japin provimin e jurisprudencës edhe në gjuhën shqipe krahas asaj maqedonase. Ata kërkuan drejtësi për studentët dhe dorëheqje të ministrit të Drejtësisë, Igor Fillkov i cili ua mohon të drejtën e garantuar me ligj. Përmes një reagimi pas protestës, Ministria e Drejtësisë vazhdoi të insistojë se provimi nuk mund të jepet në gjuhën shqipe. Një ditë pas protestës, sot (7 prill) ka reaguar kryeministri Hristijan Mickoski, duke deklaruar se qeveria po punon për zgjidhje ligjore, ndërkaq tha se protesta pati konotcion politik dhe përpjekje për destabilizim.

  • LEXO: Studentët protestuan: Ministër Filkov mos rri në dritare! Respektoni ligjin dhe të drejtën e studentëve shqiptarë (VIDEO)
  • LEXO: Ministria e Drejtësisë nuk ‘dorëzohet’: S’ka provim të jurisprudencës në shqip, në protestë nuk pati simbole shtetërore

Kronologjia e ngjarjes

Çështja e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe po përcillet me bujë të madhe periudhën e fundit pasi 385 studentë shqiptarë nga tre fakultete të juridikut (UT, UEJL, UNT) në Maqedoninë e Veriut përmes një peticioni kërkuan nga institucionet që provimi i jurisprudencës të jepet edhe në gjuhën shqipe, në gjuhën në të cilën i kryejnë studimet, pasi siç thonë, u takon me ligj.

Në Ligjin për Provimin e Jurisprudencës nuk ekziston dispozitë ligjore në të cilin thuhet se ky provim mund të mbahet vetëm në gjuhë maqedonase.

Ndërkaq, neni 2 i Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve thotë se “institucionet e qeverisjes shtetërore duhet të mundësojnë përdorim të gjuhëve tjera zyrtare të cilat fliten nga më së paku 20% e qytetarëve”, që është gjuha shqipe.

Neni 2 dhe neni 5 i këtij ligji thotë se “institucionet janë të obliguara të mundësojnë përdorim të gjuhës shqipe në të gjitha procedurat para gjykatave dhe organeve tjera shtetërore”. Kjo do të thotë se në qoftë se ligji për provimin e jurisprudencës nuk e kufizon dhënien e këtij provimi vetëm në gjuhën maqedone, duhet të mundësohet edhe në gjuhën shqipe.

Por kjo kërkesë deri tani ka hasur në vesh të shurdhër.

Ministria e Drejtësisë me në krye Igor Fillov vazhdimisht ka insistuar se provimi i jurisprudencës nuk mund të mbahet në gjuhën shqipe pavarësisht Ligjit për përdorimin e gjuhëve. Ndërsa inspektimin e Inspektoratit për Përdorimin e Gjuhëve e kanë quajtur si presion.

Në ndërkohë, Inspektorati për Përdorimin e Gjuhëve pas mbikëqyrjes së jashtëzakonshme ia tërhoqi vërejtjen Ministrisë së Drejtësisë në krye me Igor Fillkovin se nuk e kanë mundësuar dhënien e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe pavarësisht detyrimit ligjor dhe kushtetues.

Ministria e Drejtësisë nuk e ka ndërmend t’i zbatojë rekomandimet, por ka parashtruar ankesë ndaj këtij vendimi.

Edhe Avokati i Popullit përmes lëndës që e hapi për këtë çështje, doli me propozim konkret për Qeverinë ku i kërkon që përmes ministrisë së Drejtësisë, të fillojë procedurë për ndryshimin tre ligjeve: Jurisprudencës, Noterinë dhe Përmbarimin, që të njëjtat të harmonizohen me Ligjin për përdorimin e gjuhëve, që ky provim të jepet edhe në shqip.

Ministria e Drejtësisë i tha Portalbit se i ka dorëzuar përgjigje Avokatit të Popullit, në të cilën është shpjeguar në detaje procedura për dhënien e provimit të jurisprudencës, dhe se provimi i jurisprudencës është provim profesional dhe jo procedurë administrative.

Kryeministri Hristijan Mickoski edhe pse pati deklaruar se studentëve duhet t’u mundësohet provimi edhe në shqip, pastaj tha se Ligji aktual nuk e lejon provimin e jurisprudencës në shqip dhe se është i gatshëm ta rregullojnë, por vendimin do ta japë Komisioni i Venedikut. Më 4 mars në Kuvend premtoi se do të bëhen ndryshime ligjore që provimi të mbahet edhe në gjuhën shqipe.

Opozita shqiptare fillimisht dorëzoi propozim-ligji me të cilin propozuan që provimi i jurisprudencës të jepet edhe në gjuhën shqipe, por më pas e tërhoqën me arsyetimin se duhet vetëm të zbatohet Ligji për përdorimin e gjuhëve. Opozita shqiptare dorëzoi në Kuvend edhe rezolutë.

Ekspertët dhe shoqëria civile kanë vlerësuar se provimi në shqip nuk përbën rrezik dhe duhet të reflektojë realitetin demografik.

Kujtojmë se Propozim-ligj i cili do të mundësonte dhënien e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe ishte gati në vitin 2024 nga Ministria e Drejtësisë, por me ndryshimin e përbërjes parlamentare dhe qeverisë së re, e njëjta u hoq nga agjenda e kuvendit dhe s’u përmend fare nga qeveria aktuale.

Ligji për Zbatimin e Gjuhëve ka hyrë në fuqi në vitin 2019, nga atëherë janë ndërruar katër ministra të drejtësisë, edhe atë Bojan Mariçiq, Nikolla Tupançevski, Krenar Lloga dhe aktualisht është Igor Filkov. Në vitet paraprake edhe kur s’ka pasur ministër shqiptar, zëvendësi ka qenë i përkatësisë shqiptare.

  • LEXO: Provimi i jurisprudencës: Ministria e Drejtësisë e sfidon Inspektoratin e Gjuhëve dhe refuzon shqipen, pavarësisht shkeljeve të konstatuara
  • LEXO: Inspektorati i Gjuhëve me vërejtje kundër ministrit të Drejtësisë: Nuk e lejoi provimin e jurisprudencës në shqip, ja çfarë duhet të bëjë (Dokument)
  • LEXO: Jurisprudenca në shqip: Avokati i Popullit i propozoi Qeverisë të bëjë ndryshime ligjore (Dokument)
Igor FillkovJurisprudencaMinistria e Drejtësisë (MD)StudentëUniversitet(e)
Share FacebookWhatsAppViberTwitterEmailLinkedinTelegramPinterest

Artikulli i mëparshëm

Mbi një vit e gjysmë pas shfuqizimit të Balancuesit, Qeveria e RMV-së miratoi Ligjin për përfaqësim të drejtë dhe adekuat

Artikulli i ardhshëm

Rritje e kostos se jetesës dhe çmimeve me pakicë në Maqedoninë e Veriut

Lajme të ngjashme Më shumë nga ky autor
Bota

Chatbot-et IA mund t’ju bëjnë më pak të mençur

Lajme

VLEN: Talat Xhaferi vulosi përjashtimin e shqipes nga provimi i jurisprudencës, BDI…

Lajme

RMV, ende po udhëtojnë me postë përjgjigjet e kërkesave nga Ministria e Drejtësisë…

Bota

Qytetarët e Shkodrës përmes marshit u solidarizuan me kërkesat e studentëve në RMV…

Paraprake Tjetra

LAJMET E FUNDIT

BE-ja vendosi sanksione ndaj dy organizatave ruse që tha se janë të lidhura me dezinformimin

09:57 , 22-04-2026

Trump e zgjati armëpushimin me Iranin por e mban në fuqi bllokadën ndaj porteve iraniane

09:14 , 22-04-2026

Roli i opozitës shqiptare në këto 24 vjet

09:00 , 22-04-2026

MIMOZA E POEZISË SHQIPE

09:00 , 22-04-2026
Paraprake Tjetra 1 of 53

INFOGRAFIQE

Pas shumë zvarritjeve u publikua Plani i Mobilitetit i cili pritet t’i japë fund kaosit urban në Tetovë, afatet kohore të paqarta (Dokument)

ANALIZË: Inflacioni vetëm te “ushqimet” është pothuajse 7%, do të rriten çmimet e karburanteve, grurit (Infografik)

Vendet e zbrazura të Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë në Eurodrejtësi: Dhuratë për krimin e organizuar (Infografik)

VERIFIKIMI I FAKTEVE

Narrativa të rrezikshme që e rikthejnë retorikën e sulmit terrorist në Banjskë

Nuk është e vërtetë që ish-gruaja e Peter Magyar botoi një libër kontraverz autobiografik rreth tij

Vaksinat nuk e shkatërrojnë inteligjencën e foshnjave, as përkohësisht dhe as përgjithmonë

Mickoski nuk deklaroi se bullgarët duhet ta pranojnë se janë maqedonas

THËNIE

Koha më e rëndësishme është TANI!

15:40 , 21-04-2026

Ai që di të presë…

12:00 , 20-04-2026

Ëndrrat…

06:00 , 19-04-2026

Arti është si jeta, secili e gjen….

17:39 , 18-04-2026

Frikacaku dhe zgjimi i dashurisë…

13:00 , 17-04-2026

NA SHKRUANI

Roli i opozitës shqiptare në këto 24 vjet

09:00 , 22-04-2026

Migrimi me fytyrë gruaje

07:30 , 22-04-2026

Arti i pikselit – Vështrim mbi ekspozitën personale të artistit Hekuran Sokoli

12:06 , 18-04-2026

Sjellja politike-partiake e shqiptarëve të RMV prej MO e deri më sot

09:00 , 18-04-2026
NA NDIQNI
  • FacebookLikes Na ndiqni!
  • TwitterFollowers Na ndiqni!
  • YoutubeSubscribers Subscribe
  • RSSSubscribe Subscribe
  • InstagramFollowers Na ndiqni!
Më të lexuara sot

Përveç në rastet kur në mënyrë eksplicite nuk është theksuar ndryshe, përmbajtjet e Portalb.mk janë të licencuara sipas licencës Creative Commons Thekso Burimin 2.5

© 2026 - Portalb.
Website Design: UNET