Blendi Hodai: Provimi i jurisprudencës në shqip nuk përbën rrezik, duhet të reflektojë demografinë si në vendet e BE-së (Video)
Provimi i jurisprudencës në gjuhën shqipe krahas asaj maqedonase nuk përbën aspak rrezik, ndërkaq Maqedonia e Veriut duhet të ndjekë shembullin e shteteve tjera që e ofrojnë këtë provim në disa gjuhë duke reflektuar demografinë e vendit. Kështu thotë për Portalb.mk Blendi Hodai, drejtor i Forumit për Ndryshime në Arsim, të cilët e mbështesin peticionin e studentëve të juridikut që këtë provim të mund ta bëjnë në shqip.
Hodai thotë se nuk përbën logjikë që derisa gjuha shqipe konsiderohet zyrtare, ka ligj për përdorimin e gjuhëve dhe ka universitete që ofrojnë mësim në shqip, që provimi i jurisprudencës të mos u ofrohet në gjuhën shqipe studentëve.
“Pas kryerjes së stadiumeve në gjuhën amtare të detyrohesh të hysh në provim në gjuhë tjetër është më e vështirë për shkak se gjuha akademike është ndryshe nga ajo që ne e flasim në rrethana shoqërore”, tha Hodai.
Ai thotë se provimi i jurisprudencës në gjuhën shqipe nuk përbën aspak rrezik, sepse ka shtete në Bashkimin Evropian por edhe përtej oqeanit si Kanadaja që provimi i jurisprudencës ju ofrophet qytetarëve apo juristëve në gjuhë tjera duke reflektuar demografinë e shteteve.
“Shembull në Kanada provimi i jurisprudencës është në anglisht dhe frëngjisht, në Belgjikë ofrohet në gjuhën holandeze, belge dhe në disa rajone edhe në gjuhë gjermane. Në Zvicër nëse nuk gabohem ofrohet në tre gjuhë: gjermane, frënge dhe italiane. Pra meqë jemi shtet që aspirojmë drejt BE-së me doemos duhet të përshtatemi me realitetin e shteteve evropaine dhe të mos e konsiderojmë si rrezik ofrimin e provimit të jurisprudencës edhe në gjuhë tjetër që është gjuha shqipe sepse në këtë formë të tu ofrohet mundësi e barabartë studentëve dhe askush nuk do jetë i kufizuar”, tha Hodai.
Së fundmi 385 studentë shqiptarë nga tre fakultete të juridikut (UT, UEJL, UNT) në Maqedoninë e Veriut përmes një peticioni kërkojnë nga institucionet që provimi i jurisprudencës të jepet edhe në gjuhën shqipe, në gjuhën në të cilën i kryejnë studimet, pasi siç thonë, u takon me ligj. Peticioni është dorëzuar te Ministra e Drejtësisë, Agjencinë për Zbatimin e Gjuhëve, Inspektorati për Përdorimin e Gjuhëve, kryetari i Kuvendit dhe zëvendëskryeministri i parë.
Nga Qeveria për Portalb.mk kanë njoftuar se e kanë pranuar këtë kërkesë dhe do të shqyrtojnë të njëjtën, por pa dhënë detaje konkrete. Ndërkaq, edhe kryetari i Kuvendit e ka pranuar të njëjtën dhe e ka përcjellë te Ministria e Drejtësisë.
Propozim-ligj i cili do të mundësonte dhënien e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe ishte gati në vitin 2024, por me ndryshimin e përbërjes parlamentare dhe qeverisë së re, e njëjta u hoq nga agjenda e kuvendit dhe s’u përmend fare nga qeveria aktuale.
Në Ligjin për Provimin e Jurisprudencës nuk ekziston dispozitë ligjore në të cilin thuhet se ky provim mund të mbahet vetëm në gjuhë maqedonase.
Ndërkaq, neni 2 i Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve thotë se “institucionet e qeverisjes shtetërore duhet të mundësojnë përdorim të gjuhëve tjera zyrtare të cilat fliten nga më së paku 20% e qytetarëve”, që është gjuha shqipe.
Neni 2 dhe neni 5 i këtij ligji thotë se “institucionet janë të obliguara të mundësojnë përdorim të gjuhës shqipe në të gjitha procedurat para gjykatave dhe organeve tjera shtetërore”. Kjo do të thotë se në qoftë se ligji për provimin e jurisprudencës nuk e kufizon dhënien e këtij provimi vetëm në gjuhën maqedone, duhet të mundësohet edhe në gjuhën shqipe.
Ligji për Zbatimin e Gjuhëve ka hyrë në fuqi në vitin 2019, nga atëherë janë ndërruar katër ministra të drejtësisë, edhe atë Bojan Mariçiq, Nikolla Tupançevski, Krenar Lloga dhe aktualisht është Igor Filkov. Në vitet paraprake edhe kur s’ka pasur ministër shqiptar, zëvendësi ka qenë i përkatësisë shqiptare.
- LEXO: Agjencia e Zbatimit të Gjuhës për provimin e jurisprudencës në shqip: Përgjegjëse është Ministria e Drejtësisë
- LEXO: Peticioni i studentëve për provimin e jurisprudencës në shqip, Denion Meidani: E kemi adresuar shqetësimin në disa instanca
- LEXO: Kuvendi për provimin e jurisprudencës: Gashi e ka pranuar peticionin e studentëve, ia ka përcjellë Ministrisë së Drejtësisë
- LEXO: Qeveria: Do ta shqyrtojmë peticionin e studentëve për provimin e jurisprudencës në shqip
- LEXO: Jurisprudenca vetëm në maqedonisht, Bashkim Selmani: Ministrat kanë qenë shqiptarë, dikush nuk i ka kryer obligimet
- LEXO: Ish ministri: Qeverisë ia lamë gati ligjin që provimi i jurisprudencës të jepet edhe në shqip, por e hoqën nga agjenda
- LEXO: Mësojnë në shqip, testohen në maqedonisht, Mevlan Ademi: 385 studentë kërkojnë provimin e jurisprudencës në gjuhën amtare
- LEXO: Përmes peticionit, studentët në RMV kërkuan që provimi i jurisprudencës të mbahet edhe në gjuhën shqipe
- LEXO: Studentët shqiptar nuk lejohen të përdorin gjuhën shqipe në provimin më të rëndësishëm për juristët