Rritje e kostos se jetesës dhe çmimeve me pakicë në Maqedoninë e Veriut

Në Maqedoninë e Veriut u regjistrua rritje e kostos së jetesës dhe çmimeve me pakicë, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, transmeton Portalb.mk.

“Indeksi i kostos për jetesë në muajin mars të vitit 2026, krahasuar me muajin mars të vitit 2025, shënoi rritje prej 4.9%, dhe indeksi i çmimeve me pakicë shënoi rritje prej 3.4%”, raporton Enti Shtetëror i Statistikave.

Në krahasim me muajin shkurt, në muajin mars kemi rritje të kostos për 0.7 përqind, veçanërisht të transporti kemi rritje për 3.4 përqind. Çmimet me pakicë për një muaj shënuan rritje për 0.9 përqind.