Çmimet “Moisiu” 2026, këto janë fituesit (Video)
Festivali i teatrit shqiptar “Moisiu” 2026 sonte e përmbylli edicionin e katërt ku u ndanë çmimet në disa kategori, shkruan Portalb.mk.
Këto janë fituesit e sivjetshëm.
Shfaqja më e mirë – Drejtësi në Nuremberg (Teatri Kombëtar i Tiranës).
Aktorja më e mirë – Qëndresa Jashari (Romeo dhe Xhulieta – Teatri Kombëtar i Kosovës).
Aktori më i mirë – Lulzim Zeqja (Drejtësi në Nuremberg – Teatri Kombëtar i Tiranës).
Skenografia më e mirë – Genc Shkodrani (Drejtësi në Nuremberg – Teatri Kombëtar i Tiranës).
Regjia më e mirë -Ilir Bokshi (Romeo dhe Xhulieta – Teatri Kombëtar i Kosovës).
Kostumografia më e mirë – Emira Ymeri (Magjistari i Ozit – Teatri i Tetovës).
Çmimi i karrierës – Vebi Qerimi
Në natën e gjashtë dhe të fundit të festivalit në skenë u ngjitën nikoqirët e sivjetmë, Teatri Shqiptar i Shkupit me shfaqen “Përtej Hekurave”.
Festivali u mbajt nga 16 deri më 22 nëntor, në skenë u ngjitën dhjetë shfaqje nga këto teatro: Teatri Kombëtar Tiranë, Teatri Kombëtar i Kosovës, Teatri i Tetovës, Teatri Metropol Tiranë, Teatri i Qytetit Preshevë, Teatri “Bekim Fehmiu” Prizren, Teatri “Bylis” Fier,Teatri Integra Prishtinë, Teatri i Kumanovës dhe Teatri Shqiptar Shkup.
Ndryshe, Festivali “Moisiu” filloi në vitin 2022, festivali është koproduksion i Teatrit Shqiptar – Shkup, Teatrit Kombëtar të Tiranës dhe Teatrit Kombëtar të Kosovës. Ky partneritet institucional synon forcimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve teatrore dhe krijimin e një platforme të përbashkët për zhvillimin dhe afirmimin e artit skenik. Festivali organizohet sipas parimit të rotacionit.