Pesë zjarre aktive në RMV, ndërkohë Policia arrestoi edhe një person për ndezje zjarri

Policia e Maqedonisë së Veriut sot ka arrestuar 61 vjeçarin nën dyshimet për ndezje zjarri në fshatin Ognjancë të Shkupit. Policia informoi edhe prokurorin publik përkatës, transmeton Portalb.mk.

“Punonjësit policor nga SPB Shkup, sot në ora 18:30, te deponia e vjetër në fshatin Ognjace e kanë takuar 61 vjeçarin A.F. duke ndezur zjarrin”, raportoi Policia.

Ai zjarrin ishte duke e shkaktuar në një terren te thatë dhe me mbeturina.

Policia pasi e ka ndalën zjarrin, e ka arrestuar 61 vjeçarin.

Qendra për Menaxhim me Kriza në Maqedoninë e Veriut ka njoftuar se në ora 18:30 janë regjistruar pesë zjarre aktive, gjashtë nën kontroll, gjashtë të lokalizuara dhe tetë të shuara.

Qendra për Menaxhim me Kriza pa ndërprerë u bën thirrje qytetarëve për kujdes të shtuar dhe sjellje të përgjegjshme, veçanërisht në kushte të temperaturave të larta dhe motit të thatë, me qëllim të parandalimit të zjarreve të mëtejshme dhe mbrojtjes së mjedisit jetësor.  

Edhe përkundër përpjekjeve institucionale, në RMV ende ka zjarre aktive. Qeveria ka miratuar një vendim ku shpalli gjendje krize në të gjithë territorin e vendit për një periudhë prej 30 ditësh.