MPB sekuestroi rrjeta peshkimi me 239 copë peshq të llojit troftë e Ohrit
Ministria e Punëve të Brendshme sekuestroi rrjeta peshkimi me 239 copë peshq të llojit troftë e Ohrit, transmeton Portalb.mk.
“Gjatë patrullimeve kontrolluese në ujërat e Liqenit të Ohrit, të realizuara më 15.11.2026, në afërsi të fshatit Peshtan të Ohrit, nëpunës policorë të Stacionit Policor për Mbikëqyrje Kufitare „Liqeni i Ohrit“, pranë Qendrës Rajonale „Perëndim“, kanë gjetur rrjeta peshkimi me gjatësi prej rreth 100 metrash, ku janë peshkuar 239 copë peshq troftë e Ohrit dhe peshq të një lloji tjetër, me peshë të përgjithshme prej 24 kilogramësh e 550 gramësh, si dhe disa pajisje të ndryshme për peshkim”, thonë nga MPB.
Me udhëzime të prokurorit publik, të njëjtat janë sekuestruar për procedurë të mëtejshme, pas së cilës është njoftuar inspektori kompetent i peshkimit pranë Inspektoratit Shtetëror të Bujqësisë.