Maqedonia e Veriut shpalli 30 ditë gjendje krize

Qeveria e Maqedonisë së Veriut sot mori vendim për shpalljen e gjendjes së krize për shkak zjarreve aktive nëpër pjesë të ndryshme të Maqedonisë së Veriut, transmeton Portalb.mk.

“Qeveria miratoi vendim për shpalljen e gjendjes së krizës në territorin e shtetit për shkak të rritjes së numrit të zjarreve, me kohëzgjatje prej 30 ditësh”, raportoi Qeveria e Maqedonisë së Veriut.

Me shpalljen e gjendjes së krizës, planifikohet koordinimi i institucionet kompetente, si armata, policia, zjarrfikësit, Qendra për Menaxhime me Kriza dhe Drejtoria për Mbrojtje e Shpëtim, dhe subjektet tjera.

“Do të mundësohet mobilizim i shpejtë, përfshirja e të gjitha kapaciteteve njerëzore, teknike dhe logjistike, për përballje me situatën dhe mbrojtje të popullatës”, vlerësuan nga Qeveria, duke sqaruar se gjendja e krizës u shpall për shkak të situatës së ndërlikuar në terren, temperaturave të larta, erërave të forta dhe rrezikut për mjedisin jetësor, pronat dhe siguria e qytetarëve.

Qendra për Menaxhim me Kriza në orët e pasdites njoftoi se në Maqedoninë e Veriut janë 11 zjarre aktive.

Deri në orën 19.00 janë regjistruar gjithsej 23 zjarre në hapësirë të hapur, prej të cilave: Aktive: 11, të lokalizuara: 2, të shuara: 9 dhe nën kontroll: 1″, njoftoi Qendra.

Maqedonia e Veriut, ngjashëm si vitin e kaluar, edhe këtë verë po përballet me zjarre masive të pakontrolluara.  Problem në këtë drejtim mbetet mungesa e pajisjeve dhe burimeve njerëzore në përballjen me zjarret, si mungesa e 400 zjarrfikësve të përkohshëm.

Kujtojmë që në RMV është ndaluar lëvizja në pyje që nga 1 korriku e deri në fund të gushtit.

Maqedonia e Veriut këto ditë po përballe me zjarre masive të pakontrolluara. Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim (DMSH), Stojançe Angellov, ka paralajmëruar punësimin e 400 zjarrfikësve të përkohshëm. Deri më tani, për shkak zjarrit ka ndërruar jetë një person në Gjorçe Petrov, ndërsa ka pasur edhe bllokim të kufirit në Bllacë.