RMV, të hënën do të vazhdojë debati për rebalancin e buxhetit për vitin 2025

Debati për amendamentet pas rebalancit të Buxhetit në shtëpinë ligjvënëse vazhdon të hënën, pasi sot, në seancën e 39-të të Komisionit për financim dhe buxhet, u miratua një amendament i paraqitur nga deputetët e pushtetit, ndërsa nuk u miratua asnjë amendament i propozuar nga deputetët e opozitës, raporton MIA.

Në seancë u diskutuan gjithsej 31 amendamente, nga të cilat u pranua vetëm amendamenti i paraqitur nga deputetët e pushtetit, i cili kishte të bënte me sigurimin e mjeteve në vlerë prej 50 milionë denarësh për pagesën e kompensimit për të drejtën e një ndihme të veçantë që e shfrytëzojnë personat me aftësi të kufizuara deri në 26 vjeç dhe personat mbi 26 vjeç, përkatësisht për personat me aftësi të kufizuara.

Seanca e Komisionit kuvendor për financim dhe buxhet me debatin e amendamenteve për ribalancin e Buxhetit vazhdon të hënën në orën 13:00.

Në Komisionin për Financa dhe Buxhet në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut më 2 korrik ka filluar debati për rebalancin e buxhetit për vitin 2025. Propozim-buxheti është vlerësuar nga pushtetarët, ndërsa opozita vlerësoi se ky buxhet nuk do të sjell zhvillim.

Ndryshe, Kuvendi i Maqedonisë së Veriut më 10 dhjetor të vitit 2024, me 69 vota “për” dhe 5 “kundër” e miratoi Buxhetin për vitin 2025, në të cilin të ardhurat e përgjithshme janë planifikuar në nivelin 358.8  miliardë, ndërsa shpenzimet në nivel prej 400.2 miliardë denarë. Deficiti buxhetor është projektuar në vlerë absolute prej 41.350 milionë denarë, gjegjësisht në 4 për qind të BPV-së, ndërsa rritja e planifikuar e ekonomisë është 3,7 për qind.

Kujtojmë se vitin e kaluar, rebalanci i buxhetit u votua më 12 gusht me 67 votuan “për” dhe 7 “kundër”.