Nga sot, Kosova dhe Maqedonia e Veriut me pika të përbashkëta kufitare, njoftoi ministri Sveçla
Ministri për Punë të Brendshme në Republikën e Kosovës, Xhelal Sveçla, ka njoftuar që sot ka nënshkruar marrëveshjen që mundëson Kosova dhe Maqedonia e Veriut të kenë pikë të përbashkët kufitare, transmeton Portalb.mk.
“Nga sot, Republika e Kosovës dhe Republika e Maqedonisë së Veriut me pika të përbashkëta të kalimit kufitar. Duke marrë parasysh marrëdhëniet miqësore, bazuar në vlerat e barazisë dhe me qëllim të fuqizimit të bashkëpunimit rajonal, sot kam nënshkruar marrëveshjen e cila do të mundësojë themelimin e pikave të përbashkëta të kalimit kufitar me Republikën e Maqedonisë së Veriut”, njoftoi Sveçla.
Ai sqaroi që dy pika të përbashkëta kufitare do të jenë në vendkalimet kufitare “Hani i Elezit – Bllacç dhe Glloboqiçë – Jazhincë.
“Kjo marrëveshje ka për qëllim thjeshtimin e procedurave dhe lehtësimin e lëvizjes së personave dhe automjeteve. Tani e tutje, qytetarët do të legjitimohen vetëm në njërën pikë kufitare”, njoftoi Sveçla.
Ndryshe, Qeveria e Maqedonisë së Veriut më 4 korrik të këtij viti, në kuadër të seancës së 164-të e miratoi tekstin e Marrëveshjes mes Qeverisë së Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut që mundëson krijimin e pikës së përbashkët kufitare ndërmjet këtyre dy vendeve.
Raportohet që me këtë nismë, do të ketë pikë të përbashkët kufitare ndërmjet Jazhincës dhe Glloboçicës, dhe në pikën tjetër kufitare mes Bllacës dhe Hanit të Elezit.
Më 17 shtator të vitit 2022 kryeministrat e Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, Zoran Zaev dhe Albin Kurti nënshkruan “Memorandum për Mirëkuptim” në lidhje rrugën e premtuar Tetovë-Prizren, e cila tani e dhjetë vite po premtohet. Portalb.mk, ka siguruar dokumentin origjinal të memorandumit, i cili i përmban 6 nene.
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, në takimin me Ambasadorin e Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Florijan Qehaja, në gusht të vitit 2022 kishte paralajmëruar që deri në fund të vitit 2022 do të zhvillohet mbledhja e dytë ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut. Ky takim nuk u realizua.
Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria më 31 korrik të këtij viti ka filluar zbatimin e pikës së përbashkët kufitare në pikën kufitare Qafthanë me Republikën e Shqipërisë. Me të duhet të mundësohet fluks më i shpejtë i qytetarëve nga të dy vendet, si dhe kompanive që transportojnë produkte në këtë pikë kufitare.
- LEXO: Pikë e përbashkët kufitare mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës
- LEXO: Për rrugën Tetovë-Prizren është e nevojshme një analizë e mirë dhe koordinim i saktë i të dy vendeve, vlerësoi Boçvarski
- LEXO: Përkundër rekomandimeve të ekspertëve, RMV zgjodhi trasenë më të shtrenjtë për rrugën Tetovë-Prizren
- LEXO: Rustemi: Pas miratimit të Projektit Ideor, do të dihet se kur do të jetë gati rruga Tetovë-Prizren
- LEXO: Albin Kurti: Pas 2-3 vjetësh do të jetë gati rruga Prizren – Tetovë (VIDEO)
- LEXO: Rruga Tetovë-Prizren: Parashikohet të bëhet me tunel 6.4 kilometra, nga Bozofca deri në Manastricë të Kosovës
- LEXO: Ja çfarë nënshkruan Kurti dhe Zaevi në Shkup për rrugën e premtuar Tetovë-Prizren
- LEXO: Rruga Tetovë – Prizren, premtime dhe deklarata, nuk dihet sa do të kushtojë e as kur do të fillojnë punët
- LEXO: Qeveria Kurti zotohet për ndërtimin e rrugës strategjike kombëtare Prizren-Tetovë
- LEXO: Ndërtimi i rrugës Tetovë – Prizren assesi të fillojë
- LEXO: Kurti premtoi tunelin që do të lidhë Prizrenin me Tetovën
- LEXO: Kur do të jetë gati rruga Tetovë-Prizren?
- LEXO: Rruga Tetovë – Prizren mbetet vetëm premtim
- LEXO: Rruga Tetovë-Prizren ngelet vetëm një premtim parazgjedhor