Hyri në fuqi koncepti i ri “one-stop-shop” në kufirin mes Shqipërisë dhe RMV-së, do të lehtësojë qarkullimin e njerëzve dhe mallrave

Është lëshuar në përdorimi, koncepti “one-stop-shop” në pikën kufitare Qafthanë me Republikën e Shqipërisë. Me të duhet të mundësohet fluks më i shpejtë i qytetarëve nga të dy vendet, si dhe kompanive që transportojnë produkte në këtë pikë kufitare, transmeton Portalb.mk.

Në hapje mori pjesë kryeministri Dimitar Kovaçevski. Në fjalën e tij ai theksoi se në këtë mënyrë lehtësohet puna e 11 mijë kompanive nga vendi ynë që janë të orientuara drejt eksportit dhe tregtisë me vendet e tjera, si dhe mundësohet akses më i lehtë në portet dhe pikat turistike të Shqipërisë.

Për ngjarjen në facebook shkroi edhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama:

“Qafë Thanë – Hyn në fuqi programi i ri kufitar “Një ndalesë – Një kontroll”, duke “zhbërë” kufirin mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut dhe lehtësuar qarkullimin e njerëzve dhe mallrave me procedura shumë të thjeshtuara”.

Nisja e konceptit “one-stop-shop” vjen pasi më 27 korrik drejtorët e drejtorive doganore të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë nënshkruan protokollin e fundit për zbatimin e Marrëveshjes për krijimin e një kalimi të përbashkët kufitar mes dy vendeve.

Ndryshe, kjo premtohet prej vitit 2019. Në fillim të janarit të vitit 2019 u realizua një takim mes ish ministrit të Brendshëm të RMV-së, Oliver Spasovski, dhe homologut të tij shqiptar, Sandër Lleshaj. Në fokus të këtij takimi ishin diskutimet për bashkëpunimin ndërkufitar dhe policor.