Zëvendëskryeministri Sali dhe ministri Fillkov i vazhduan kundërshtimet në lidhje me provimin e jurisprudencës
Zëvendëskryeministri i parë, Bekim Sali, në emisionin Click Plus duke folur për kërkesën e studentëve që provimi i jurisprudencës të mbahet edhe në gjuhën shqipe, theksoi se të drejtat e garantuara me Kushtetutë nuk kanë nevojë të përsëriten në çdo ligj apo rregullore, pasi ato duhet të zbatohen automatikisht nga institucionet, raporton TV21.
“Ne themi se duhet të respektohet Kushtetuta dhe nuk duhet të futemi në çdo ligj, apo në rregullore të institucioneve të ndryshme, ta shkruajmë gjithandej se duhet kjo kjo, për arsye se nëse në Kushtetutë është e shkruar diçka, gjithçka inkorporohet në praktikën e mëtutjeshme të institucioneve dhe do t’i qëndrojmë kësaj mbrapa, përkrahjen do ta kenë studentët maksimalisht”, tha Bekim Sali.
Sali, bëri të ditur se ka komunikuar me ministrin e Drejtësisë, por se nga ana e tij nuk ka pasur mirëkuptim. Ai theksoi se kërkesa e studentëve ka bazë kushtetuese dhe se refuzimi nuk lidhet me mungesë argumentesh ligjore, por me mungesë vullneti.
“Unë kam pasur një komunikim me ministrin; për fat të keq nuk ka pasur mirëkuptim”, deklaroi Sali.
Gazetarja: Kur e keni pasur këtë komunikim, gjatë kësaj jave apo më herët?
-Dita kur na kanë ardhur materialet, kërkesa e studentëve. 26-8 Më vjen keq që Ministria e Drejtësisë më nuk do të ketë arsyetime të refuzojë kërkesën e studentëve. Për shkak se isha në takim zyrtar, nuk e kam pas takimin të tetë, por me një thirrje telefonike përmes së cilës kam kërkuar që të respektohet kjo kërkesë, për arsye se ka bazë kushtetuese.
Cila ishte përgjigja?
-Mes fjalëve e vërejta se nuk ka vullnet; nuk ka të bëjë me argumentime këtu
Ministri i Drejtësisë i ka kërkuar takim teta a tetë, por Sali thotë se kjo nuk është çështje politike por juridike dhe nuk kërkon negociata apo diskutime të gjata.
“Ato lloj takimesh mbahen në momente kur duhet të merren vendime politike. Kjo nuk është çështje politike, por juridike; diçka që është e shkruar dhe garantuar është proces i kryer. Nuk ka nevojë të trajtoj një temë dhe të kalojmë orë të tëra duke u bindur se Kushtetuta e thotë këtë, por do të shohim. 27-37 Pres Ministrinë të reflektojë; nëse nuk reflekton, do ta trajtojmë edhe ashtu. Do të organizojmë një takim për ta bindur që si ministër i Drejtësisë fillimisht duhet të respektojë Kushtetutën, dhe pastaj do të kërkojmë nga qytetarët ta respektojnë atë”, deklaroi Sali.
Përgjigja më e prerë dhe më e qartë ndaj ministrit të Drejtësisë sipas zëvendëskryeministrit të parë Bekim Sali do të jetë nga Avokati i Popullit.
Në lidhje me deklaratën e ministrit Sali, pasdite ka reaguar ministri Fillkov.
“Koha kur Kushtetuta dhe ligjet interpretoheshin sipas nevojave të përditshme politike, dhe jo sipas përmbajtjes së tyre, përfundoi me largimin e LSDM-BDI nga pushteti. Kjo Qeveri nuk ka ndërmend të vazhdojë praktikën e relativizmit juridik, kaosit institucional dhe zbatimit selektiv të normave”, raportoi Fillkov.
Ai vlerësoi se është duke vendosur siguri juridike dhe rend kushtetues, duke respektuar Kushtetutën, dhe jo në baze subjektive.
Të gjitha lajmet për këtë temë mund t’i gjeni KËTU.
- LEXO: Spiropali përgëzon studentët e RMV-së: Kushtetuta garanton gjuhën shqipe në provimin e jurisprudencës
- LEXO: Kryeministri kundër ministrit të Drejtësisë: studentëve duhet t’u mundësohet provimi i jurisprudencës në shqip
- LEXO: Bekim Sali për provimin e jurisprudencës: Ministria e Drejtësisë nuk është e gatshme ta respektojë Kushtetutën (Video)
- LEXO: ANALIZË: E drejta që s’u zbatua, pse provimi i jurisprudencës nuk lejohet në shqip?
- LEXO: Avokati i Popullit hapi lëndë për provimin e jurisprudencës që nuk jepet në gjuhën shqipe
- LEXO: Inspektorati i Gjuhëve zotohet se do veprojë pas peticionit për provimin e jurisprudencës në shqip
- LEXO: Mevlan Ademi: Jemi të zhgënjyer nga Ministria e Drejtësisë, deputetët të veprojnë, nuk përjashtohen protestat
- LEXO: ASh Taravari për provimin e jurisprudencës: Gjuha shqipe përjashtohet nga sistemi i drejtësisë, studentët shqiptarë diskriminohen
- LEXO: Kasami për provimin e jurisprudencës në shqip: Nuk bëjmë zhurmë, garantojmë se do e zgjidhim
- LEXO: Provimi i jurisprudencës vetëm në maqedonisht: BDI sot kërkon zgjidhje që vetë nuk e dha për 20 vjet
- LEXO: Nuk ka provim të jurisprudencës në shqip, Ministria e Drejtësisë: Duhet të dihet maqedonishtja (Dokument)
- LEXO: Blendi Hodai: Provimi i jurisprudencës në shqip nuk përbën rrezik, duhet të reflektojë demografinë si në vendet e BE-së
- LEXO: Agjencia e Zbatimit të Gjuhës për provimin e jurisprudencës në shqip: Përgjegjëse është Ministria e Drejtësisë
- LEXO: Peticioni i studentëve për provimin e jurisprudencës në shqip, Denion Meidani: E kemi adresuar shqetësimin në disa instanca
- LEXO: Kuvendi për provimin e jurisprudencës: Gashi e ka pranuar peticionin e studentëve, ia ka përcjellë Ministrisë së Drejtësisë
- LEXO: Qeveria: Do ta shqyrtojmë peticionin e studentëve për provimin e jurisprudencës në shqip
- LEXO: Jurisprudenca vetëm në maqedonisht, Bashkim Selmani: Ministrat kanë qenë shqiptarë, dikush nuk i ka kryer obligimet
- LEXO: Ish ministri: Qeverisë ia lamë gati ligjin që provimi i jurisprudencës të jepet edhe në shqip, por e hoqën nga agjenda
- LEXO: Mësojnë në shqip, testohen në maqedonisht, Mevlan Ademi: 385 studentë kërkojnë provimin e jurisprudencës në gjuhën amtare
- LEXO: Përmes peticionit, studentët në RMV kërkuan që provimi i jurisprudencës të mbahet edhe në gjuhën shqipe
- LEXO: Studentët shqiptar nuk lejohen të përdorin gjuhën shqipe në provimin më të rëndësishëm për juristët