Rama në lidhje me zhvillimet në Hagë: Më duhet kohë ta gëlltis gjithë atë mal me mut
Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar në lidhje me akuzën e prokurorisë së Hagës në lidhje me ish-ushtarët e UÇK-së, transmeton Portalb.mk.
“Nuk po shprehem dot, pais ende po mundohem ta gjej ku buron filli logjik që ka ndjekur prokuroria për të dalë me kërkesën për varrosje për së gjalli të katër burrave dhe si kurrë ndonjëherë, fjalët nuk më vijnë në ndihmë për t’u shprehur…”, deklaroi Rama.
Ai ka theksuar se ka shumë kërkesa në lidhje me (mos)reagimin e tij ndaj zhvillimeve të fundit në Hagë.
“Ndjesë, më duhet kohë ta gëlltis gjithë atë mal me mut që nxori sot ajo prokuroria në zemër të Europës demokratike”, deklaroi Rama.