Udhëheqësit e opozitës turke të bashkuar kundër Erdoganit
Këtë fundjavë, turqit do të shkojnë drejt kutive të votimit për të vendosur nëse Presidenti Erdogan do të vazhdojë edhe për një dekadë të tretë në pushtet, apo nëse drejtimi i vendit duhet të ndryshojë, raporton VOA. Kandidati kryesor i opozitës, Kemal Kilicdaroglu i qendrës së majtë mbështetet nga një koalicion opozitar i përbërë nga gjashtë parti të ndryshme. Opozita ka premtuar reforma të gjera demokratike dhe anketimet i japin një avantazh të lehtë zotit Kilicdaroglu.