Lajçak nesër në Kosovë, zbardhet qëllimi i vizitës ‘surprizë’

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi. Miroslav Lajçak, do të vizitojë ditën e nesërme Prishtinën, raporton EN.

Lajçak pritet të ketë takime me kryeministrin Kurti dhe aktorë të tjerë shtetëror të Kosovës. Qëllimi i vizitës mendohet të jetë përgatitja e takimit të ardhshëm mes Kosovës dhe Serbisë, ku temë kryesore pritet të jetë asociacioni, por dhe pikat e tjera të marrëveshjes.

Në takim pritet të diskutohen dallimet që kanë dalë sa i përket statutit për Asociacionin të prezantuar më 2 maj nga ekipi menaxhues. Draft statut, të cilin BE e sheh si pikënisje të mirë, ndërkohë që pala kosovare e sheh si element që mund të sjellë braktisjen e dialogut.