U caktuan 30 ditë paraburgim për shoferin e Palevskit

Gjykatësi i procedurës paraprake nga Gjykata Themelore Penale Shkup e pranoi propozimin e Prokurorisë dhe i caktoi paraburgim prej 30 ditësh shoferit që e kishte dërguar nga Serbia në Turqi, Lupço Palevskin-Pallçon, i dyshuari kryesor për vrasjen e 14-vjeçares Vanja Gjorçevska dhe 73-vjeçarit Pançe Zhezhovski nga Velesi, konfirmuan nga Gjykata Penale për MIA-n.

I është caktuar masa e ndalimit për shkak të mundësisë së arratisjes.

Prokuroria Themelore Publike në Shkup, paraprakisht njoftoi është sjellë urdhër për zbatimin e procedurës hetimore për shoferin e Pallços.

Siç informojnë nga PTHP Shkup, në periudhën prej 01.12.2023 deri më 03.12.2023 i dyshuari e ka ndihmuar Palevskin që të mos zbulohet për dy vepra penale – Grabitje nga neni 141 i Kodit Penal, si dhe dy vrasje në mënyrë mizore (një të një personi të mitur dhe një për përfitim) që dënohen bashkë sipas nenit 123 paragrafi 3 i Kodit Penal, duke i siguruar transport me automobil.

Ndryshe, kërkesa për ekstradimin e Ljupço Palevski-Palço, i dyshuar si organizator dhe ekzekutor i vrasjes së 14-vjeçares Vanja Gjorçevska dhe 74-vjeçarit Pançe Zhezhovski, u dërgua sot në Turqi, njoftoi Ministria e Drejtësisë.

Ndryshe, kallëzimi penal kundër pesë personave tashmë është përpiluar në më shumë se 100 faqe, përfshirë provat e bashkangjitura dhe i është dorëzuar Prokurorisë Themelore Publike.

Ai përfshin pesë persona, një prej të cilëve akuzohet për rrëmbim dhe vrasje, tre për rrëmbim dhe bashkëpunim në vrasje dhe një për ndihmë në rrëmbim, të parashikuar nga Kodi Penal, të cilët janë të dyshuar sipas provave të mbledhura nga policia në procedurë parahetimore.

Ndryshe, për këtë rast janë në paraburgim edhe katër persona, mes tyre edhe babai i Vanjës, i cili dyshohet ka dhënë informacion se kur vajza do të shkojë në shkollë mëngjesin e 27 nëntorit dhe se do të jetë vetëm, pra pa motrën. Nga ana tjetër tre të tjerët kanë pranuar krimet dhe kanë dërguar policinë në vendin e vrasjes. Atyre iu mbaron paraburgimi 48 orësh dhe gjykata pritet ta zgjasë sonte.

Vanja Gjorçevska u shpall e humbur më 27 nëntor nga nëna e saj, dhe u regjistrua në regjistrin e personave të zhdukur me fotografi portret dhe përshkrim të saj në faqen e MPB-së. Më 29 nëntor Interpoli shpalli fletë-arrest ndërkombëtar. Të premten mbrëma u arrestuan pesë persona dhe u konfiskua një automjeti ka lidhje me zhdukjen e Vanjës.