Kërkesa për ekstradimin e Lupço Palevskit u dërgua sot, Lloga pret përgjigje pozitive nga Turqia

Kërkesa për ekstradimin e Ljupço Palevski-Palço, i dyshuar si organizator dhe ekzekutor i vrasjes së 14-vjeçares Vanja Gjorçevska dhe 74-vjeçarit Pançe Zhezhovski, u dërgua sot në Turqi, njoftoi Ministria e Drejtësisë, transmeton Portalb.mk.

“Ministria e Drejtësisë dërgoi në Turqi kërkesën për ekstradimin e Ljupço Palevskit, e cila përmes MPJ-së, në rrugë diplomatike do tu përcillet autoriteteve turke. Dokument origjinal është dërguar përmes DHL deri te Ministria e Drejtësisë së Republikës së Turqisë dhe në verzion të skenuar është dërguar në INTERPOL. Presim bashkëpunim me autoritetet gjyqësore të Republikës së Turqisë, procesim në kohë dhe veprim nga ana e tyre në periudhë më të shkurtër të mundshme”, njoftoi Ministria e Drejtësisë.

Ministri i Drejtësisë Krenar Loga ka treguar në një deklaratë për mediat se kërkesa është nënshkruar nga ai dhe është përkthyer në gjuhën turke.

“Besoj se pasi të marrim kërkesën tonë, do të kontaktojmë drejtpërdrejt dhe me Ministrin e Drejtësisë nga Republika e Turqisë.  Turqia është partner strategjik i Maqedonisë për shumë çështje të tjera më të rëndësishme se kjo.  Besoj se në një kohë relativisht të shkurtër do të marrim një përgjigje pozitive dhe i dyshuari do të jetë mes nesh për të vërtetuar atë që ka ndodhur”, tha ministri i Drejtësisë Krenar Loga.

I pyetur nga një gazetar se sa do të zgjasë procedura, Ministri Lloga u përgjigj se varet nga procedurat në Turqi.

“Nuk e di se sa do t’i përdorë ato mjete juridike për tu ankuar apo jo.  Nuk mund të them se sa do të zgjasë në këtë moment pa i ditur procedurat në Turqi”, tha ministri Lloga.

Lupço Palevski – Palço u arrestua dy ditë më parë në afërsi të qytetit turk Balikesir, pasi ndaj tij u lëshua fletarrest ndërkombëtar.

Të dhënat për arrestimin e Palevskit dhe detajet i prezantoi në një konferencë për media, ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski.

Spasovski u tregoi gazetarëve hetimin nga autoritetet turke se personi i kërkuar me fletarrest të policisë maqedonase të lëshuar përmes Interpolit është arrestuar.

Përveç hetimit, ai ka treguar edhe fotot e Palevskit të bëra pas arrestimit të tij.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, ministri shpjegoi, pra dha rikonstruksionin e trajektores së lëvizjes së të dyshuarit kryesor për vrasjet e tmerrshme pas largimit nga Maqedonia e Veriut.

Ndryshe, kallëzimi penal kundër pesë personave tashmë është përpiluar në më shumë se 100 faqe, përfshirë provat e bashkangjitura dhe i është dorëzuar Prokurorisë Themelore Publike.

Ai përfshin pesë persona, një prej të cilëve akuzohet për rrëmbim dhe vrasje, tre për rrëmbim dhe bashkëpunim në vrasje dhe një për ndihmë në rrëmbim, të parashikuar nga Kodi Penal, të cilët janë të dyshuar sipas provave të mbledhura nga policia në procedurë parahetimore.

Ndryshe, për këtë rast janë në paraburgim edhe katër persona, mes tyre edhe babai i Vanjës, i cili dyshohet ka dhënë informacion se kur vajza do të shkojë në shkollë mëngjesin e 27 nëntorit dhe se do të jetë vetëm, pra pa motrën. Nga ana tjetër tre të tjerët kanë pranuar krimet dhe kanë dërguar policinë në vendin e vrasjes. Atyre iu mbaron paraburgimi 48 orësh dhe gjykata pritet ta zgjasë sonte.

Vanja Gjorçevska u shpall e humbur më 27 nëntor nga nëna e saj, dhe u regjistrua në regjistrin e personave të zhdukur me fotografi portret dhe përshkrim të saj në faqen e MPB-së. Më 29 nëntor Interpoli shpalli fletë-arrest ndërkombëtar. Të premten mbrëma u arrestuan pesë persona dhe u konfiskua një automjeti ka lidhje me zhdukjen e Vanjës.