Të punësuarit në sektorin publik në Maqedoninë e Veriut do të marrin rritje të rrogës

Ministrja për Punë dhe Politikë Sociale në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut, Jovanka Trençevska, sot ka deklaruar që kanë arritur marrëveshje me sindikatat rreth rritjes së rrogës dhe çështje tjera, transmeton Portalb.mk.

“U dakorduam se metodologjia e re për përllogaritjen e pagave për të punësuarit në sektorin publik do të fillojë nga marsi i vitit 2025. Me pagën e shtatorit 2023 do të jetë rritja prej 10 për qind e pagave në sektorin publik”, deklaroi Trençevska.

Ministria e Financave sqaroi që gjatë bisedimeve u vendos që nga marsi i vitit 2025 metodologjia e re e pagave do të llogarit rrogën në bazë të formulës që do të varet nga koeficienti dhe paga mesatare bruto.

“U dakordua që regresi për pushimet vjetore të paguhet në vlerë prej 10.000 denarëve neto për vitin 2023, ndërsa nga viti 2024 e tutje në Marrëveshjen e përgjithshme kolektive është rënë dakord që kjo vlerë të jetë së paku 30% nga paga mesatare neto”, raportoi Ministria e Financave.

Që të realizohet krejt kjo, ministri Besimi do të bën rebalanc te buxhetit në shtator, por nuk tregoi se për sa para do të ketë nevojë, sikur nuk tregoi se nga cilat fusha do të merren.

Më 3 korrik, Këshilli Ekonomiko-Social (KES) mbajti seancë të udhëhequr nga ministrja Trençevska. Në seancë u prezantuan simulimet e reja sipas rritjes së pagave të propozuar paraprakisht nga përfaqësuesit e sindikatave. Pas propozimeve të dhëna, mes të pranishmëve u hap diskutim. Megjithatë, nuk pati vendim. Partnerët socialë ranë dakord që negociatat e mëtejshme për Metodologjinë për rritjen e pagave në sektorin publik do të zhvillohen në një grup më të vogël pune të përbërë nga anëtarë të KES, i cili do të punojë shpesh dhe do të dalë me propozime deri në seancën e ardhshme të KES.

Paraprakisht, u prezantua Metodologjia për rritjen e pagave në sektorin publik, e cila propozon një periudhë të re tranzicioni nga viti 2023 – 2025, pra rritje të pagave për një periudhë 2.5 vjeçare. Sindikatat, nga ana tjetër, vlerësuan se ka një zhvendosje nga “pika e vdekur, por nuk devijojnë nga kërkesat sepse ajo që ofrohet nuk është e pranueshme për ta.

Paga mesatare mujore neto për të punësuar, gjatë muajit prill 2023, është 36.134 denarë, ndërsa paga mesatare mujore bruto për të punësuar, gjatë muajit prill 2023, është 54.177denarë, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.