Trendafillov: Për një kohë të shkurtër do të kemi zgjidhje për rritjen e pagave në sektorin publik

Ka qasje më serioze për idetë tona dhe për atë se çka mund të ofrojë Ministria e Financave dhe Qeveria në lidhje me kërkesat tona për rritjen e pagave të punonjësve të sektorit publik, tha kryetari i LSM-së, Sllobodan Trendafillov, pas seancës së sotme të Këshillit Ekonomik-Social (KES), njofton Portalb.mk.

Të hënën e ardhshme, përfaqësuesit e sindikatave pritet të kenë sërish takim me përfaqësuesit e qeverisë dhe deri atëherë ajo që është diskutuar sot, siç ka tha Trendafillov, duhet të përcjellët në organet dhe trupat e sindikatave me qëllim që të vendoset për atë çka diskutuam sot, nëse është e pranueshme për ta dhe për punonjësit e sektorit publik.

“Mendoj se në një kohë shumë të shkurtër do të arrijmë në një zgjidhje të përbashkët, çfarë dhe si do të ndodhë me pagat e punonjësve në sektorin publik, me çfarë përqindje do të rriten dhe nëse do të ketë pagesën e pushimeve vjetore dhe sa do të jetë. Ministria e Financave duhet të bëjë llogaritë shtesë gjatë ditës dhe t’i dorëzojë tek ne që të marrim vendime për organet tona” tha Trendafillov.

Kryetari i LSM-së nuk ka dhënë një përgjigje konkrete në pyetjen e një gazetari se sa përqind është ofruar rritja e pagave.

“Ne nuk do të donim të prishnim të gjithë procesin derisa nuk i bëjmë konsultimet tona të brendshme dhe ata të tyreve. Ne afër asaj për çka kemi diskutuar. Nëse llogaritjet bëhen si duhet, të gjitha palët do të jenë të kënaqura”, theksoi Trendafillov.

Trendafillov pas seancës së Këshillit Ekonomik-Social të hënën tha se propozimi i sindikatave është që inflacioni, i cili vitin e kaluar ishte 14,5 përqind, të jetë parametri bazë që do të rrisë pagat në sektorin publik.

Deklarata e tij u pasua me reagimet e zëvendëskryeministrit Fatmir Bytyqi dhe ministres së Punës dhe Politikës Sociale Jovanka Trençevska. Ata u habitën se nga erdhi propozimi i sindikatës për rritje 14 përqind të pagave në sektorin publik.

“Nuk e di nga vjen 14 përqind kur 14 përqind nuk është diskutuar deri më tani. Jemi duke diskutuar për një sistem pagash që do t’u përshtatet të gjithëve, të mos harrojmë se pagat e disa nëpunësve civilë janë rritur në mars për 2.175 denarë, varet, për disa është 7 ose 8 përqind, e për të tjerët është edhe 16 përqind. Aktualisht në Këshillin Ekonomik-Social po diskutohet për gjetjen e një zgjidhjeje sistematike. Ne po përpiqemi të gjejmë një sistem që do të jetë i mirë si për sindikatat ashtu edhe për punëdhënësit, pra për Qeverinë dhe për të gjithë”, tha dje Trençevska.

Politikanët domosdo të bëjnë deklarata politike, tha sot Trendafillov, duke vlerësuar deklaratat e Trençevskës dhe Bytyqit.

“Sindikata ka mirëkuptim për deklaratat e tyre politike, por atë që diskutojmë duke u ulur në tavolinë me njëri-tjetrin, mendoj se duhet të vazhdojmë ta bëjmë dhe të hënën, ndoshta të martën, të kemi një zgjidhje përfundimtare për pagat e punonjësve të sektorit publik. Po shikojmë se cili parametër do të merret për llogaritjen e pagave dhe që të punësuarit në sektorin publik nga shtatori të kenë të gjithë të njëjtën përqindje të rritjes së pagave. Zyrtarët e zgjedhur dhe të emëruar, mbetemi të mendimit se duhet të tregojnë vullnet të mirë në procesin e negociatave me ne për rritjen e pagave, të tregojnë virtyt dhe atë që kanë marrë në përqindje të rritjes së pagës me vendimin e Gjykatës Kushtetuese ta marrin në mars të vitit 2025 kur edhe ne si punonjës do të marrim rritje të pagës mesatare për koeficient” tha Trendafillov.

3 korrik, Këshilli Ekonomiko-Social (KES) mbajti seancë të udhëhequr nga ministrja Trençevska. Në seancë u prezantuan simulimet e reja sipas rritjes së pagave të propozuar paraprakisht nga përfaqësuesit e sindikatave. Pas propozimeve të dhëna, mes të pranishmëve u hap diskutim. Megjithatë, nuk pati vendim. Partnerët socialë ranë dakord që negociatat e mëtejshme për Metodologjinë për rritjen e pagave në sektorin publik do të zhvillohen në një grup më të vogël pune të përbërë nga anëtarë të KES, i cili do të punojë shpesh dhe do të dalë me propozime deri në seancën e ardhshme të KES.

Paraprakisht, u prezantua Metodologjia për rritjen e pagave në sektorin publik, e cila propozon një periudhë të re tranzicioni nga viti 2023 – 2025, pra rritje të pagave për një periudhë 2.5 vjeçare. Sindikatat, nga ana tjetër, vlerësuan se ka një zhvendosje nga “pika e vdekur, por nuk devijojnë nga kërkesat sepse ajo që ofrohet nuk është e pranueshme për ta.

Paga mesatare mujore neto për të punësuar, gjatë muajit prill 2023, është 36.134 denarë, ndërsa paga mesatare mujore bruto për të punësuar, gjatë muajit prill 2023, është 54.177denarë, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.