Rritja e rrogës nga shtatori në Maqedoninë e Veriut, Sindikata nuk pajtohet me Qeverinë në lidhje me përqindjen

Sindikata për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (SASHK) në Maqedoninë e Veriut nuk pranoi ofertën e fundit për rritjen e rrogës minimale vetëm 3 përqind, transmeton Portalb.mk.

“Rritja e rrogës momentale vetëm për 3.3 përqind nga muaji shtator, për SASHK-un është më së paku i pranueshëm nga aspekti i përqindjes së rritjes së rrogës minimale prej 12.55 %, si dhe faktori i inflacionit prej 14.2 %”, deklaroi krytetari i Sindikatës, Jakim Nedelkov.

Ai sqaroi që të hënën do të prezantohet oferta e re e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut në seancën e Këshillit Ekonomik e Social, duke sqaruar që pasi të prezantohet oferta e Qeverisë për rritjen e rrogës, Sindikata do të shpalos qëndrimin e tij pas mbajtjes së Këshillit të SASHK-ut.

Në seancën e sotme mori pjesë edhe Sindikata e Pavarur për Arsim dhe Shkencë.

“Nga ana e përfaqësuesve qeveritar u ofruar që në marrëveshjen e përgjithshme kolektive të futet metodologjia për rrogën e cila do të jetë Koeficienti x Rroga mesatare dhe e njëjta të futet në fuqi prej marsit të vitit 2025, ndërsa deri në mars të vitit 2025 të ketë rritje të rrogës për 9.6 përqind në vitin 2023 dhe 6-9 përqind në vitin 2024”, deklaroi Tomislav Gilevski nga SPASH, duke shtuar që “nga të gjitha sindikatat kjo ofertë është refuzuar”.

Ai paralajmëruar që të hënën prej orës 10:00 do të ketë përsëri seancë të Këshillit Ekonomik dhe Social.

“Paga mesatare mujore neto për të punësuar, gjatë muajit prill 2023, është 36 134 denarë, ndërsa paga mesatare mujore bruto për të punësuar, gjatë muajit prill 2023, është 54 177 denarë”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.