Nga shtatori rritje e rrogës, por po punohet për zgjidhje afatgjate me sindikatat, sqaroi Kovaçevski

Punët po lëvizin në drejtim të arritjes së marrëveshjes. Besoj se qëllimi mund të arrihet dhe të fitojmë një zgjidhje afatgjate, me të cilën nga shtatori dhe gjatë viteve të ardhshme do të sigurohet rritje e pagave, deklaroi kryeministri Dimitar Kovaçevski, raporton MIA.

Konsideron se ka kapacitet edhe Qeveria edhe sindikatat, të gjejnë zgjidhje me interes të përbashkët të të gjitha palëve të interesuara.

“Këtu, para se gjithash, mendohet në sektorin publik dhe kjo të jetë gjithashtu e ndërlidhur edhe me rritjen e produktivitetit dhe me rritjen e efikasitetit në punë”, tha kryeministri, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve pas përurimit të ndërtesës sociale për banim në Shën Nikollë.

Në bisedimet për Marrëveshjen e përgjithshme kolektive, siç tha ka atmosferë pozitive, sipas asaj që e kanë thënë ministrat, që janë pjesë e Këshillit ekonomiko-social, por edhe sipas përfaqësuesve të sindikatave që japin deklarata publike.

Theksoi se të gjitha vendimet do të miratohen përmes dialogut, siç e ka pas praktika edhe deri më tani.

“Përmes një bashkëbisedimi në Këshillin ekonomik social arritëm të sigurojmë një metodologji të re për rritjen e pensioneve dhe për këtë arsye këtë vit me rritjen në shtator do të kemi rritjen më të madhe të pensioneve në histori prej 25 për qind. Me sindikatat arritëm në të njëjtën mënyrë, përmes dialogut, të pajtohemi për ligjin e ri për pagën minimale, me të cilin sot kemi pagën minimale më të lartë në historinë e vendit”, tha Kovaçevski.

Fakt dhe dëshmi më e mirë, tha ai, se nuk ka zgjidhje ligjore më të mirë dhe më korrekte se ajo që është e miratuar për pagën minimale është se deri në vitin 2015-2016 duheshin katër paga minimale e gjysmë për një shportë konsumatore dhe sot ai tha, nevojiten të gjitha 2.1 paga minimale për një shportë konsumatore.