Sot në Bruksel përfundon skriningu bilateral tre ditor për Kapitullin 11: Bujqësi dhe zhvillim rural
Gjatë këtyre ditëve delegacioni i Maqedonisë së Veriut, përpara ekspertëve të Komisionit Evropian realizoi mbi 40 prezantime sa i përket kornizës ekzistuese ligjore në fushën e bujqësisë dhe zhvillimit rural, intervenimeve në tregun bujqësor, sistemeve për kontroll të cilësisë së produkteve bujqësore, mekanizmave tregtar, implementimi i masave anti krizë si dhe shumë aspekte të tjera që rregullojnë plasmanin e produkteve bujqësore në vendin tonë, transmeton Portalb.mk.
“Delegacioni ynë u kryesua nga Sekretarja shtetërore në Sekretariatin për Çështje Evropiane dhe Zëvendëse e kryenogociatorit me BE-në, Drita Halili, si dhe 40 përfaqësues nga më shumë institucione shtetërore që janë pjesë e grupit të punës për këtë kapitull, edhe atë: Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Menaxhimit të ujërave, Agjencia për mbështetje financiare të bujqësisë dhe zhvillimit rural, Agjencia për ushqim dhe veterinari, Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit si dhe Sekretariati për Çështje Evropiane”, njoftuan nga SÇE.
Gjatë fjalës së saj përmbyllëse përpara përfaqësuesve të Komisionit Evropian theksoi se Harmonizimi dhe implementimi i standardeve të BE-së për këtë kapitull, nënkupton më shumë mundësi për bujqit tanë si dhe zhvillim të një bujqësie moderne dhe konkurruese në tregun e vetëm evropian.
Nesër, me 20 tetor, fillon skriningu bilateral për kapitullin 33 – Dispozitat financiare dhe buxhetore, gjithashtu pjesë e Klasterit 5 – Resurse, bujqësi dhe kohezion.
Maqedonia e Veriut deri më tani ka përmbyllur skriningun bilateral dhe shpjegues për 4 Klasterë, apo gjithsej 26 Kapituj dhe 3 fusha. Mbetet që deri në nëntor të këtij viti, ta kompletojnë edhe skriningun bilateral për dy Kapitujt e fundit, respektivisht të përfundojnë skrining takimet për 7 kapitujt e mbetur për 2 klasterët e fundit: Resurse, bujqësi dhe kohezion dhe Marrëdhëniet e jashtme.
Skriningu është proces që Maqedonia e kalon me synim për t’ua anëtarësuar në Bashkimin Evropian.
Më 18 gusht 2023 në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut debati për fillimin e ndryshimeve kushtetuese mbaroi brenda pak orësh. Votimi nuk dihet ende kur do të bëhet.
Në mënyrë që të bëhen ndryshimet kushtetuese duhet dy e treta e votave, konkretisht 80 vota nga gjithsej 120 deputetë në Kuvend.
Partia më e madhe opozitare VMRO-DPMNE është deklaruar se nuk do t’i mbështesë këto ndryshime, ndërsa edhe nga opozita shqiptare kanë kushtëzuar që nuk do t’i votojnë ndryshimet nëse nuk ndryshohet definimi i 20% për gjuhën shqipe në Kushtetutë.
Ndryshimet kushtetuese nënkuptojnë shtimin e bullgarëve dhe kombeve tjera në Kushtetutë.
Kjo vjen si rezultat i asaj që Maqedonia e Veriut pas 17 vitesh me 19 korrik të vitit 2022 filloi bisedimet qasëse me BE-në me mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare.
Megjithatë, negociatat nuk do të fillojnë derisa të bëhen ndryshimet kushtetuese. Nëse nuk bëhen ndryshimet kushtetuese deri në nëntor të këtij viti, procesi eurointegrues i RMV-së rrezikon të bllokohet përsëri.
- LEXO: Pas sulmit të mbrëmshëm në Bruksel, është shtyrë seanca e skriningut bilateral RMV-BE për Kapitullin 11
- LEXO: Sot në Bruksel filloi skriningu 3 ditor bilateral i RMV-së për Kapitullin 11, “Bujqësia dhe zhvillimi rural”
- LEXO: Von der Leyen: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor dhe Ukrainës është në BE
- LEXO: Eurointegrimet: Skriningu i RMV-së për klasterin 4 do të përfundojë në shtator, do të mbeten vetëm edhe dy kapituj deri në nëntor
- LEXO: Mesazhe nga BE: Nëse në Maqedoni nuk ka ndryshime kushtetuese, vendi do të izolohet
- LEXO: Çfarë nënkupton skriningu dhe cilat janë fazat e tij nëpër të cilat duhet të kalojë RMV në rrugën drejt BE-së
- LEXO: Mariçiq: Me përpjekje të përbashkëta mund të kemi sukses dhe anëtarësim të plotë në BE deri në vitin 2030
- LEXO: Sot dhe nesër zhvillohet skrining takimi bilateral i RMV-së për Kapitullin 22