Gjeorgjia drejtë humbjes së statusit kandidate për BE?

Qeveria e Gjeorgjisë do vendos në rend dite votimin e ligjit për kontroll të përforcuar ndaj organizatave jo qeveritare, gjë që vë në pikë pyetje statusin e saj kandidate për integrim në Bashkimin Evropian, shkruan Deutsche Welle në shqip.

Teksa Qeveria në Gjeorgji po bën hapa drejtë zbatimit të ligjit në territorin e saj, në koherencë po zhvillohen protesta të shumta ndaj këtij propozimi. Drejtuesi i Komisionit Parlamentar për Evropë në Bundestag nga Partia e Gjelbërt Anton Hofreiter tha se ligji në fjalë, poqë se kalon fazat e miratohet, Gjeorgjia rrezikon statusin e saj si kandidate për BE. 

“Me ligjin e ashtuquajtur, ligji i agjentëve, Gjeorgjia nuk mund të bëhet pjesë e BE”, ka theksuar kreu i Komisionit të Parlamentar për Europën për rrjetin redaksional gjerman, Gjermania. Edhe ligji i planifikuar për kufizimin e të drejtave të homoseksualëve bie po ashtu ndesh me BE”. Në Gjeorgji demokracia është në pikëpyetje”, tha Hofreiter. 

Projektligji parasheh që OJQ-të që operojnë në Gjeorgji të kufizojnë të ardhurat e tyre nga jashtë vendit, duke minimizuar të njëjtat deri më 20%. Një numër i madh i tyre në këtë republikë ish-sovjetike financohen nga ShBA-të dhe BE-ja. Kritikët vendimin e tillë e cilësojonë si paralele ruse.  

Votimi i ligjit kaloi raundin e dytë ndërkaq raundi i tretë pritet të realizohet pas 2 javësh. Presidentja e Gjeorgjisë Salome Surabishvili mund të shfrytëzoj të drejtën e vetingut kundër ligjit, gjë që do kufizojë ndikimin e oligarkëve.  

“Ka ende kohë për të ndikuar. Ky veprim i qeverisë gjeorgjiane nuk shkon, dhe se duhet të kërkojnë që të kufizohet ndikimi i oligarkëve” BE duhet të mbështesë popullin gjeorgjian “që me 80% e dëshiron anëtarësimin në BE”, shtoi Hofreiter. 

Volker Tuck komisioneri i OKB-së për të Drejtat e Njeriut bëri thirrjen e njëjtë kundrejt Gjeorgjisë, duke bërë thirrje që të mos e miratojë ligjin në fjalë. 

“Veprojnë në interes të një fuqie të huaj”. Kjo kërcënon lirinë e shtypit dhe organizimit.”, thuhet në njoftimin e Tuck.