Mariçiq: Nëse nuk e ndryshojmë Kushtetutën, vetë do të bllokoheshim në procesin eurointegrues

Zëvendëskryeministri Bojan Mariçiq pret që deri në nëntor të vitit të ardhshëm bullgarët tashmë të përfshihen në Kushtetutë. Ai thekson se nëse nuk i bëjmë ndryshimet kushtetuese, atëherë do të bllokohemi vetë në rrugën eurointegrues. Sipas tij, ky proces nuk është aq i vështirë, sepse ka qenë më i vështirë në të kaluarën kur është ndryshuar Kushtetuta, transmeton Portalb.mk.

“Unë jam optimist se deri në fund të skriningut do t’i përfundojmë ndryshimet kushtetuese. Mendoj se është e paimagjinueshme që ne të bllokojmë veten. Për herë të parë bllokada është në duart tona. Deri tani ka qenë me fqinjët, tani është në dorën tonë. Nëse bëjmë ndryshimet kushtetuese, nuk do të ketë asnjë bllokadë dhe do të ketë seancë të dytë ndërqeveritare menjëherë. Nëse nuk i kryejmë ato detyra, pas përfundimit të skriningut, nuk ka seancë të re ndërqeveritare. Mendoj se të gjithë do të jenë në lartësinë e detyrës. Gjatë gjithë viteve në të kaluarën, kemi bërë ndryshime kushtetuese shumë më të vështira se këto tani”, tha Mariçiq.

Ai theksoi se për momentin procesi eurointegrues i Maqedonisë po vijon.

“Procesi i skriningut shkon pa probleme, pavarësisht nga rezultati i çdo takimi. Takimi i djeshëm ishte fillimi i dialogut. Skriningun do ta zhvillojmë deri në nëntor të vitit të ardhshëm. Skriningu dypalësh fillon në fund të kësaj jave. Jemi duke u përgatitur intensivisht. Parlamenti ka një rol të rëndësishëm si dhe organizatat e shoqërisë civile, komunat, komuniteti akademik dhe secili ka rolin e vet. Parlamenti ka një rol të fortë për shkak të reformave evropiane. Do të jetë e nevojshme të diskutohen edhe hapat e tjerë, ndryshimet kushtetuese, integrimi evropian. Është e lehtë të japësh mbështetje për integrimin evropian, por mbështetja e vërtetë tregohet kur merren vendimet e vështira për vendin”, shtoi Mariçiq.

Parlamenti do të duhet të mbledhë shumicën e kërkuar prej dy të tretash për të miratuar ndryshimet kushtetuse të kërkuara nga Bullgaria. Kjo nuk dihet se si do të ndodhë, pasi pushteti nuk ka numra, ndaj kjo është edhe arsyeja e ftesës së kryeministrit për takim liderësh të thirrur për të hënën në Kuvend.

Nga ana tjetër, nëse hapen këto ndryshime kushtetuese, partitë shqiptare duan që edhe 20% në Kushtetutë të zëvendësohet me “shqiptarë”, duke e paralajmëruar edhe si kushtëzim për mbështetjen e ndryshimeve kushteutese. ASH paralajmëroi se gjatë javëve të ardhshme do të prezantojë pakon e kushteve për mbështetjen e ndryshimeve kushtetuese.

Ndryshe, pas 17 vitesh Maqedonia e Veriut më 19 korrik të këtij viti filloi negociatat me BE-në me mbajtjen e konferencës ndërqeveritare.

Propozimi francez për zgjidhjen e ngërçit Bullgari-Maqedoni e Veriut dhe hapjen e negociatave eurointegruese, në vend mbërriti më 30 qershor.

Menjëherë pas miratimit të propozimit francez në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut, më 19 korrik u zhvillua konferenca e parë ndërqeveritare midis Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë me Bashkimin Evropian. Negociatat nuk do të fillojnë derisa të bëhen ndryshimet kushtetuese nga pala e Maqedonisë, të cilat për votim në Kuvend kërkojnë dy të tretat e deputetëve, të cilat shumica nuk i ka, prandaj duhet mbështetje nga opozita maqedonase, e cila ka paralajmëruar se nuk do të votojmë për ndryshimin e Kushtetutës, madje duke e kundërshtuar atë me protesta.

Kujtojmë se para heqjes së vetos, hapja e negociatave me Bashkimin Evropian për Maqedoninë e Veriut bllokohej vazhdimisht nga BullgariaSofja zyrtare kërkonte që Shkupi t’i pranojë kërkesat bullgare se gjuha maqedonase është normë e asaj bullgare dhe se kombi maqedonas është krijuar nga Josip Broz TitoKy kontest bllokoi për dy vite procesin eurointegrues të vendit, me çka Bullgaria gjatë vitit 2021 i vendosi dy herë veto Maqedonisë së Veriut, njëherë në qershor, kurse më pas, më 14 dhjetor të vitit 2021, edhe një herë e bllokoi fillimin e negociatave RMV-BE.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button