RMV, është e mundur që ekspertiza për “Onkologjinë” të realizohet në një nga vendet fqinje, tha Joveski

Prokurori publik shtetëror Lubomir Joveski sonte kumtoi se është e mundur që në ndonjërin nga vendet fqinje të ketë ekspertizë për rastin “Onkologjisë”. Ai konfirmoi se bashkëpunimi me Kosovën dhe Shqipërinë është ende të suaza të këmbimit të informatave, por se çfarë do të tregojë ai bashkëpunim , tani për tani mbetet çështje e hapur, njofton Portalb.

Sipas Joveskit, është mosmirënjohëse që të parashikohet se kur do të ketë aktakuzë konkrete. Është shumë më e rëndësishme, theksoi ai, të vihet deri te e vërteta, gjegjësisht deri te të dhënat relevante – se kush çfarë ka bërë bë veprën konkrete.

Sipas tij, lidhur me atë se kush janë dhe se nëse do të merret në pyetje ministri i Shëndetësisë, si dhe se kur do të ndodhë kjo, do të vlerësojnë prokurorët të cilët e udhëheqin rastin.

“Të gjithë qytetarët sipas Kushtetutës janë të barabartë, Për ne nuk është e rëndësishme dhe vendimtare se kush çfarë funksioni ushtron, por se sa mund të na ndihmojë në sigurimin e dëshmive”, nënvizoi prokurori.

Ai potencoi edhe se Raporti revizor, që është temë  seancës së Komisionit ër financin dhe buxhet, është vetëm një nga dëshmitë për “Onkologjinë”.

Kujtojmë se, më 1 shtator 2023, në bazë të urdhrit gjyqësor, sipas drejtimeve të prokurorit publik nga Prokuroria Themelore Publike Shkup, pjesëtarë të MPB-së kanë kryer bastisje në Klinikën e Onkologjisë, si dhe në dy lokacione tjera në banesa private në Shkup. Janë marrë disa kompjuterë, të dhëna kompjuterike dhe tjetër dokumentacion, të cilët do të jenë lëndë e analizës dhe ekspertizës. Ky aksion erdhi pas publikimit të informacioneve në media se, se punonjësit e Klinikës së Onkologjisë në mënyrë të paligjshme u shesin barna pacientëve.

Për rastin në Klinikën e Onkologjisë, Kuvendi zgjodhi përbërjen e komisionit hetimor, me propozim të VMRO – DPMNE-së.

Ky rast nxiti reagime të shumta.

Ministria e Shëndetësisë do të bashkëpunojë ngushtë me autoritetet hetimore për zbardhjen e rastit të keqpërdorimit të terapisë për pacientët e Klinikës Onkologjike, kështu ka thënë për këtë rast ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti. Sipas tij, është e nevojshme të kryhet hetim i plotë dhe i paanshëm.