Spasovski: Dëshmitë do t’i tregojnë emrat e fajtorëve në Onkologji

“Ekspertizat duhet t’i tregojnë të gjitha argumentet, të gjitha faktet, të gjitha dëshmitë në gjithë atë procedurë dhe në bazë të asaj çfarë do të dalë nga ekspertizat, dëshmitë që do të ofrohen, gjithsesi do të sjellet vendim në Prokurorinë Publike”, potensoi ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski në intervistë për TV Sitel, transmeton Portalb.mk.

Ministri sqaroi se, po zhvillohen hetime financiare për shtatë persona, por ajo nuk do të thotë se, ata janë të dyshuar apo se ai do të jetë numri final oi personave, ndërsa me vetë atë momentalisht nuk mund të thuhet në çfarë pozicione janë ata në Klinikën e Onkologjisë.

“E di se ajo është temë që tërheq vëmendje në opiniuon, megjithatë është shumë e rëndësishme që të përfundohen punë deri në fund dhe në bazë të të gjithë asaj që do të sigurohet si dëshmi, të emërohen ata të cilët janë fajtorë në këtë rast, të nxirren para drejtësisë dhe gjithsesi të hiqet fajësia në përgjithësi nga komuniteti i mjekëve”, tha Spasovski.

Ai sqaroi se, momentalisht nuk mund të thuhet asgjë më shumë publikisht nga ajo që veç më e ka thënë në Komisionin Hetimor, sepse me atë do të hynte në detajet e hetimit.

Kujtojmë se, më 1 shtator 2023, në bazë të urdhrit gjyqësor, sipas drejtimeve të prokurorit publik nga Prokuroria Themelore Publike Shkup, pjesëtarë të MPB-së kanë kryer bastisje në Klinikën e Onkologjisë, si dhe në dy lokacione tjera në banesa private në Shkup. Janë marrë disa kompjuterë, të dhëna kompjuterike dhe tjetër dokumentacion, të cilët do të jenë lëndë e analizës dhe ekspertizës. Ky aksion erdhi pas publikimit të informacioneve në media se, se punonjësit e Klinikës së Onkologjisë në mënyrë të paligjshme u shesin barna pacientëve.

Për rastin në Klinikën e Onkologjisë, Kuvendi zgjodhi përbërjen e komisionit hetimor, me propozim të VMRO – DPMNE-së.

Ky rast nxiti reagime të shumta.

Ministria e Shëndetësisë do të bashkëpunojë ngushtë me autoritetet hetimore për zbardhjen e rastit të keqpërdorimit të terapisë për pacientët e Klinikës Onkologjike, kështu ka thënë për këtë rast ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti. Sipas tij, është e nevojshme të kryhet hetim i plotë dhe i paanshëm.