RMV, Komisioni hetimor për rastin e onkologjisë miratoi rregulloren e punës

Komisioni hetimor për rastin e Klinikës Universitare të Radioterapisë dhe Onkologjisë miratoi sot Rregulloren e punës. Kryetarja e Komisionit, Rashela Mizrahi, bëri të ditur se sot do të kontaktohen ish-ministrat e Shëndetësisë, të cilët do të thirren për bisedë dhe do të ftohen të marrin pjesë në seancat e radhës të komisionit, transmeton Portalb.mk.

Në një deklaratë për mediat pas seancës, Mizrahi tha se nuk do të lejojë në asnjë moment Komisioni hetimor të kthehet në organ paragjyqësor.

Ajo thekson se janë deputetë dhe politikanë që siç tha do të kërkojnë përgjegjësi politike. Ajo tha se janë në kërkim të përgjegjësisë politike dhe se ajo është objektive.

“Nga e njëjta përgjegjësi, pra konstatimet e Komisionit hetimor, mund të nxirren përfundime të cilat janë bazë për fillimin e procedurës për përcaktimin e përgjegjësisë së bartësve të funksioneve publike në përputhje me nenin 76 të Kushtetutës. Shpresoj dhe besoj se ky do të jetë Komisioni i parë hetimor që ka përfunduar detyrën e verifikuar në vendim. Do të vendosë gjetje dhe do të propozojë zgjidhje dhe këtë do ta bëjmë në sy të publikut dhe së bashku me forcën e shtatë – median. Pres që të kemi konkluzione për të vërtetën, nëse ka apo jo përgjegjësi, në çfarë mase dhe përgjegjësi e kujt është. Pres që këto konkluzione të sjellin zgjidhje sistematike që do të parandalojnë skandale dhe tragjedi të tilla në të ardhmen”, tha Mizrahi.

Mizrahi thekson se nëse është e nevojshme, Komisioni anketues do të punojë çdo ditë, përfshirë edhe fundjavat.

Komisioni Hetimor ka mandat të përcaktojë kronologjinë e ngjarjeve në klinikë, por më e rëndësishmja nëse kërcënohen të drejtat elementare njerëzore të pacientëve.

Në të njëjtën kohë, prokuroria po përcakton nëse ka krim që përfshin rishitjen e barnave në kurriz të të sëmurëve të rëndë.

Kujtojmë se, më 1 shtator 2023, në bazë të urdhrit gjyqësor, sipas drejtimeve të prokurorit publik nga Prokuroria Themelore Publike Shkup, pjesëtarë të MPB-së kanë kryer bastisje në Klinikën e Onkologjisë, si dhe në dy lokacione tjera në banesa private në Shkup. Janë marrë disa kompjuterë, të dhëna kompjuterike dhe tjetër dokumentacion, të cilët do të jenë lëndë e analizës dhe ekspertizës. Ky aksion erdhi pas publikimit të informacioneve në media se, se punonjësit e Klinikës së Onkologjisë në mënyrë të paligjshme u shesin barna pacientëve.

Ky rast nxiti reagime të shumta.

Ministria e Shëndetësisë do të bashkëpunojë ngushtë me autoritetet hetimore për zbardhjen e rastit të keqpërdorimit të terapisë për pacientët e Klinikës Onkologjike, kështu ka thënë për këtë rast ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti. Sipas tij, është e nevojshme të kryhet hetim i plotë dhe i paanshëm.