RMV, sonte para Qeverisë u mbajt protestë e re për skandalin “Onkologjia”

Në organiyzim të Platformës “Përgjegjësi” sonte sërish u mbajt protestë para Qeverisë për rastin me Klinikën e Okologjisë, shkruan MIA, njofton Portalb.

Protestuesit theksuan se nuk ju besojnë institucioneve.

Manev Sllavolub deklaroi se nuk beson se Komisioni i sapoformuar i Kuvendit do ta zgjidhë rastin.

“Nga Komisioni nuk do të dalë asgjë. Nuk besoj në ato tregime, sepse ja unë me syrin e djathtë aspak nuk shikoj, për shkak të operimit të kataraktës në ‘8 Shtatori’. U formua komision, mjeku erdhi e pranoi fajin para gjykatës, ndërsa komisioni tha se nuk ka gabim që të mos përgjigjet penalisht. Gjithashtum edhe Oda e Mjekëve e ruante lëndën katër vite që të vjetrohet vepra. Kështuqë edhe me këtë komisionin, tani unë nuk besoj se diçka do të ndodhë. Kjo është e tmerrshme. Të rinjtë le të gjejnë ndonjë zgjidhje, e imja ka kaluar, por për ta çfarë do të ndodhë”, tha Menev Sllavolub.

Ajanoski Tashko u përqendrua në interesimin gjithnjë e më të vogël për protestën, theksoi se njerëzit nuk dalin në protesta sepse nuk ju besojnë institucioneve.

Kujtojmë se, më 1 shtator 2023, në bazë të urdhrit gjyqësor, sipas drejtimeve të prokurorit publik nga Prokuroria Themelore Publike Shkup, pjesëtarë të MPB-së kanë kryer bastisje në Klinikën e Onkologjisë, si dhe në dy lokacione tjera në banesa private në Shkup. Janë marrë disa kompjuterë, të dhëna kompjuterike dhe tjetër dokumentacion, të cilët do të jenë lëndë e analizës dhe ekspertizës. Ky aksion erdhi pas publikimit të informacioneve në media se, se punonjësit e Klinikës së Onkologjisë në mënyrë të paligjshme u shesin barna pacientëve.

Për rastin në Klinikën e Onkologjisë, Kuvendi zgjodhi përbërjen e komisionit hetimor, me propozim të VMRO – DPMNE-së.

Ky rast nxiti reagime të shumta.

Ministria e Shëndetësisë do të bashkëpunojë ngushtë me autoritetet hetimore për zbardhjen e rastit të keqpërdorimit të terapisë për pacientët e Klinikës Onkologjike, kështu ka thënë për këtë rast ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti. Sipas tij, është e nevojshme të kryhet hetim i plotë dhe i paanshëm.