Platforma e organizatave qytetare: Të gjithë anëtarët e Këshillit Gjyqësor të japin dorëheqje

Platforma e organizatave civile për luftë kundër korrupsionit kërkon dorëheqje nga të gjithë anëtarët e Këshillit Gjyqësor. Në kërkesën e dorëzuar për dorëheqje theksohet se tanimë dy javë, opinioni është dëshmitar se si Këshilli Gjyqësor në vazhdimësi vepron në kundërshtim me Ligjin për Këshillin Gjyqësor dhe standardet për punë transparente dhe llogaridhënëse në këtë institucion, njofton Portalb.mk.

“Më 26 prill të vitit 2023, Këshilli Gjyqësor në kundërshtim me Rregulloren për punë vendosi pikë në rendin e ditës i cili ishte i votuar, pas çka vendosi për shkarkimin e kryetares së këshillit Gjyqësor pa i respektuar rregullat e parashikuara në Ligjin i cili ka të bëjë me shumicën e nevojshme për zgjedhje, por edhe të dispozitave që e rregullojnë procedurën disiplinore në kuadër të së cilës mund të konstatohet veprimi jopërkatës i anëtarit të Këshillit, përfshirë edhe kryetarin”, thuhet në kërkesën e Platformës së organizatave civile.

Ata theksojnë se më 4 maj të vitit 2023, Këshilli Gjyqësor kumtoi se është caktuar seancë vetëm 15 minuta para fillimit të saj, ndërkaq në të njëjtën ditë njoftoi se në ndërkohë kanë mbajtur edhe dy seanca me opinion të përjashtuar, që është bërë jashtë bazave ligjore për përjashtimin e opinionit, por edhe pa ndjekje të procedurave për përjashtim dhe pa arsyetim për arsyet për të njëjtën.

“Në seancë publike nuk janë miratuar procesverbalet nga seancat paraprake, as është referuar se çfarë ka ndodhur në seancat ku opinioni në mënyrë të paligjshme u pamundësua të marrë pjesë, por Këshilli Gjyqësor vazhdoi me zgjedhjen e kryetarit të ri sikur opinioni të ishte njoftuar me gjithçka që ka ndodhur në seancat paraprake, të cilat nuk janë paralajmëruar. Në këto seanca të mbyllura, sipas kumtesave të publikuara në ueb-faqe pasi që u mbarua seanca e 4 majit, është tërhequr vendimi për shkarkimin e kryetarit, edhe pse me Ligj nuk parashikohet mundësia për tërheqjen e vendimeve të miratuara në Këshill, por edhe është bërë shkarkim i serishëm, i cili gjithashtu ka qenë jashtë çdo procedure të parashikuar me ligj.

Nga Platforma e organizatave të shoqërisë civile reagojnë edhe në vendimin e Këshillit të 9 majit, për përjashtimin e kamerave nga hapësirat e Këshillit.

“Platforma me keqardhje konstaton se Këshilli vazhdon t’i bazojë vendimet e saja në bazë të veprimit të paligjshëm, me çka e shemb, reputacionin tanimë të ulët të gjyqësorit në opinion”, thonë nga Platforma.

Ndryshe, para fillimit të seancës së sotme kryetari i sapozgjedhur i Këshillit Gjyqësor Sashko Georgiev, tha se do ta rrisë transparencën dhe llogaridhënien në punën e Këshillit Gjyqësor, duke i transmetuar seancat drejtpërdrejt në profili në Facebook të agjencisë shtetërore MIA, ashtu siç bëri sot.

Më 4 maj, me tetë vota “pro” dhe katër “kundër”, në seancën e Këshillit Gjyqësor që ishte caktuar jashtë orarit të punës, kryetar i ri u zgjodh Sashko Georgiev, pasi paraprakisht u shkarkua Vesna Dameva në mënyrë kontestuese, të cilën ekspertët e interpretuan si të paligjshme.

Kujtojmë se më 26 prill u shkarkua nga funksionini kryetarja e Këshillit Gjyqësor, Vesna DamevaZëvendësi i saj, Selim Ademi, i cili pas zënkave që kanë zgjatur disa orë dhe pasi Dameva refuzoi ta vendos në votim pikën e cila nuk ishte në rend dite, ai e hodhi propozimin në votim. Shtatë anëtarë e mbështetën zëvendësin, i cili e mori udhëheqjen e seancës në prani të saj.