U shkarkua kryetarja e Këshillit Gjyqësor, Vesna Dameva

Vesna Dameva, kryetare e Këshillit Gjyqësor, është shkarkuar nga funksioni. Këtë e tha zëvendësi i saj, Selim Ademi, i cili pas zënkave që kanë zgjatur disa orë dhe pasi Dameva refuzoi ta vendos në votim pikën e cila nuk ishte në rend dite, ai e hodhi propozimin në votim.

Shtatë anëtarë e mbështetën zëvendësin, i cili e mori udhëheqjen e seancës në prani të saj.

“Kryetarja është e shkarkuar dhe më nuk mund të udhëheqë me seancën. Nesër në ora 11 caktojmë seancë të re. Për sot seanca është e mbyllur”, konstatoi Selim Ademi.

Dameva kërkoi që të konstatohet se i është marrë udëhehqësia në seancë edhe pse ishte e pranishme.

“Kryetari edhe pse është në sallë, zëvendësi në mënyrë arbitrare ia mori udhëheqjen dhe vendosi pikë në rend dite. Unë jam peng i juaj dhe i njerëzve që ju dhanë urdhër që seanca të ndërpritet”, tha Dameva.

Dameva tha se problemi nuk janë marrëdhëniet, por urdhrat dhe dëshirat e jashtme për zgjedhjen dhe (shkarkimin) e gjyqtarëve.

Dje portali SDK, njoftoi se një jave është paraqitur një nismë për përgjegjësinë e gjyqtarit të apelit Enver Bexheti, për të cilin Këshilli Gjyqësor konstatoi se çështjen “Fortesa-Target” e mbante në sirtar për 9 muaj për të skaduar. Por nisma është bllokuar për të arritur një seancë.

Siç mëson SDK para disa ditësh në një kolegjium në Këshillin Gjyqësor, nisma është bllokuar nga anëtarët, të udhëhequr nga nënkryetari Selim Ademi dhe Milazim Mustafa, të cilët kanë kërkuar që nisma të shkojë menjëherë në seancë dhe që të formohet Komisioni tre-anëtarësh dhe për gjykatësit e tjerë që është kërkuar përgjegjësi, ajo të ndërpritet.

SDK mëson se arsyetimi ka qenë shtrirja e iniciativës edhe tek katër anëtarët e tjerë të këshillit penal nga Gjykata e Apelit, të cilët kanë punuar në rastin e përgjimit masiv të paligjshëm ndaj të akuzuarit kryesor Sasho Mijalkov.  Pesë anëtarë, do të iniciojnë iniciativën për shkarkimin e kryetares Vesna Dameva, nëse ajo e vë në rend dite iniciativën për shkarkimin e Bexhetit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button