Ivanovska: Mendoj se kjo që po ndodh është tregti e rëndë ndikimi mbi Këshillin Gjyqësor
Mendoj se ka tregti të tmerrshme të ndikimit në Këshillin Gjyqësor, ka vlerësuar mbrëmë kryetarja e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KShPK), Biljana Ivanovska, në një paraqitje në emisionin “Click Plus” në TV21, transmeton Portalb.mk.
Ajo konsideron se bëhet fjalë për tregti që bëhet nga prapavija mbi anëtarët e Këshillit, nga disa që kanë interesa për anëtarët e Këshillit.
“Ky nuk është vetëm mendimi im, ky është mendim që ka dalë nga opinioni dhe mendoj se është i besueshëm”, tha kryetarja e Komisionit Kundër Korrupsionit.
KSHPK-ja ishte ndër të parat që reagoi pas shkarkimit të Vesna Damevës nga kryesia e Këshillit Gjyqësor më 26 prill, ku shprehu shqetësimin serioz për zhvillimet dhe tha se pret reagim dhe përfshirje nga organet përkatëse shtetërore në vend.
Këtë, Ivanovska e kujtoi mbrëmë dhe tha se priste që së paku Kuvendi të reagonte ndryshe.
“U bëmë thirrje institucioneve tjera që kanë kontributin e tyre, pra propozojnë anëtarë të Këshillit Gjyqësor që të dalin me reagimin e tyre. Të jem e sinqertë, prisja që mbase Kuvendi duhet të kishte reaguar pak më ndryshe këtu, të paktën të mblidhej një lloj komisioni mbikëqyrës, të kërkonte raport nga pjesëmarrësit në gjithë atë dramë për të thënë pse e bënë kështu, cilat ishin arsyet. Thjesht për të dhënë shpjegimin e tyre për publikun. Ky është mendimi im, mendoj se kështu është dashur”, thotë Ivanovska.
Pas shkarkimit kontrovers të Damevës me vetëm shtatë vota pro, Këshilli Gjyqësor pati dy përpjekje të pasuksesshme për të zgjedhur kryetarin e ri.
Këshilli Gjyqësor dje në seancën pas orarit të punës, të cilin e njoftoi në ueb-faqen e tij pak para fillimit, me tetë vota për kryetar të ri zgjodhi Sashko Georgiev.
Megjithatë, para kësaj, këshilli mbajti dy seanca të fshehta – në orën 13:30 dhe në orën 14:00. Në të parën votoi tërheqjen e vendimit fillestar për shkarkimin e Damevës. Më pas, i dyti me nëntë vota ka votuar mosbesimin dhe e ka shkarkuar. Vendimet për mbajtjen e seancave të mbyllura nga Këshilli Gjyqësor u arsyetuan me një dispozitë të ligjit që parashikon se publiku mund të përjashtohet për të mbrojtur reputacionin dhe integritetin e gjyqtarit ose kandidatit për gjyqtar. Mirëpo në dy seancat e djeshme me dyer të mbyllura nuk është diskutuar fare për gjyqtar apo kandidat për gjyqtar.
- LEXO: Këshilli Gjyqësor ka mbajtur mbledhje të fshehta para zgjedhjes së kryetarit të ri, Dameva për së dyti herë është shkarkuar
- LEXO: Sashko Georgiev u zgjodh kryetar i Këshillit Gjyqësor të RMV-së
- LEXO: Geer: Jemi të shqetësuar, në shumë raste të korrupsionit të lartë ka veprime që çojnë në vjetërsimin e lëndëve