SHGM e dënon sjelljen e kryetarit të ri gjyqësor, i cili i largoi kameramanët nga seanca

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) sot ka reaguar në lidhje me largimin e kameramanëve nga seanca e Këshillit Gjyqësor. SHGM thekson se kjo sjellje e kryetarit të ri të Këshillit Gjyqësor, Sashko Georgiev është joparimore, njofton Portalb.mk.

“Kjo është një praktikë e keqe e cila mund të merret shumë lehtë edhe nga institucionet e tjera, gjë që do të ndikojë në cenimin e të drejtës së opinionit për tu informuar  në tërësi për punën e organeve gjyqësore. Është fakt se një praktikë pozitive e vendosur një kohë të gjatë më parë për ndjekjen e debatit me kameramanë është ndalur me shpjegime të palogjikshme, se gjoja kameramanët e pengojnë punën  e anëtarëve dhe ndikojnë në koncentrimin e të pranishmëve, ndërsa kryetari Georgiev nuk ka dhënë asnjë shpjegim se prej kur kameramanët u bënë pengesë për punën e Këshillit”, thonë nga SHGM.

SHGM nuk sheh asgjë të arsyeshme në argumentin gjatë sjelljes së këtij vendimi nga ana e kryetarit Georgiev.

“Sipas Rregullores së punës së Këshillit  Gjyqësor, më saktësisht në nenin 7, në mënyrë taksative janë theksuar rrethanat në të cilat opinioni mund të përjashtohet, por jo edhe në rastin konkret pasi këtu nuk është plotësuar asnjë prej kushteve për përjashtim. Kërkojmë që ky incident të mbetet një përjashtim i pahijshëm , dhe në të ardhmen, Këshilli Gjyqësor të punojë sipas kompetencave të saj, dhe puna e saj të jetë e hapur për opinionin, si për gazetarët ashtu edhe për kameramanët”, shtojnë nga SHGM.

Ata presin që kryetari i Këshillit Gjyqësor ta rishqyrtojë këtë vendim dhe në emër të bashkëpunimit të deritanishëm  korrekt, tu ofrojë gazetarëve dhe kameramanëve respektivisht të gjithë punonjësve mediatik të interesuar, kushte për pjesëmarrje në seanca.

Më 26 prill u shkarkua nga funksionini kryetarja e Këshillit Gjyqësor, Vesna DamevaZëvendësi i saj, Selim Ademi, i cili pas zënkave që kanë zgjatur disa orë dhe pasi Dameva refuzoi ta vendos në votim pikën e cila nuk ishte në rend dite, ai e hodhi propozimin në votim. Shtatë anëtarë e mbështetën zëvendësin, i cili e mori udhëheqjen e seancës në prani të saj.

Më 4 maj Këshilli Gjyqësor në mbledhje të jashtëzakonshme zgjodhi Sashko Georgiev për kryetar.

Para kësaj, këshilli mbajti dy seanca të fshehta – në orën 13:30 dhe në orën 14:00. Në të parën votoi tërheqjen e vendimit fillestar për shkarkimin e Damevës. Më pas, i dyti me nëntë vota ka votuar mosbesimin dhe e ka shkarkuar. Vendimet për mbajtjen e seancave të mbyllura nga Këshilli Gjyqësor u arsyetuan me një dispozitë të ligjit që parashikon se publiku mund të përjashtohet për të mbrojtur reputacionin dhe integritetin e gjyqtarit ose kandidatit për gjyqtar. Mirëpo në dy seancat e djeshme me dyer të mbyllura nuk është diskutuar fare për gjyqtar apo kandidat për gjyqtar.