Pika për nxjerrjen e dokumenteve pa termine në Shkup do të punojë edhe të shtunën dhe të dielën

Policia e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar që pika për nxjerrjen e dokumenteve personale pa termine në Shkup, do të punon edhe në fundjavë, transmeton Portalb.mk.

“Ju informojmë se pika për ndryshimin e dokumenteve personale pa termine në Stacionin Policor “Prolet” në Shkup, do të punon edhe më 25 nëntor (e shtunë) dhe më 26 nëntor (e diele)”, sqaroi Policia.

Në njoftim theksohet që orari i punës do të jetë prej 08:00 deri 16:00, ndërsa në këtë orar të shtunën do të punojnë edhe pikat te objekti RTVM dhe Beko.

Ndryshe, Policia e Maqedonisë së Veriut ka sqaruar që pikat për nxjerrjen e dokumenteve personale do të jetë e mundshme edhe më 29 dhe 30 nëntor, përkundër që administrata shtetërore në Shkup gjatë këtyre dy ditëve do të punon me kapacitet të kufizuar, për shkak të mbledhjes së 30-të ministrore të OSBE-së, e cila do të mbahet më 30 nëntor dhe 1 dhjetor 2023 në Shkup.

Ndryshe, ministri Oliver Spasovski më 16 nëntor informoi se qytetarët brenda vendit e kanë tejkaluar 80% të zëvendësimit të dokumenteve personale të qytetarëve, pasi më parë në stacionin policor Prolet në Komunën Qendër, banorët e Shkupit do të mund të fotografohen dhe të lënë të dhëna biometrike për të zëvendësuar dokumentet e tyre personale pa termin paraprak.

Marrëveshja e Prespës me Greqinë është nënshkruar më 17 qershor 2018. Neni 10 i Marrëveshjes së Prespës rregullon pjesën me dokumente për përdorim ndërkombëtar dhe dokumente për përdorim të brendshëm, por që mund të përdoren jashtë vendit. Marrëveshja thekson se vlefshmëria e këtyre dokumenteve dhe materialeve do të rinovohet në përputhje me emrin dhe kushtet e specifikuara në nenin 1, paragrafi 3 i Marrëveshjes, jo më vonë se pesë vjet pas hyrjes në fuqi. Duke pasur parasysh se Marrëveshja ka hyrë në fuqi në shkurt 2019, dokumentet duhet të ndryshojnë në shkurt të vitit 2024.

Kjo dispozitë i referohet dokumenteve për përdorim të brendshëm, por që mund të përdoren edhe jashtë vendit dhe dokumente të tilla janë letërnjoftimi, pasaporta dhe patentë shoferi.

Përndryshe, në mars të këtij viti, letërnjoftimi prej 190 denarë është shtrenjtuar 310 denarë. Pasaporta për personat mbi 27-vjeç nga 1.500 në 2.000 denarë, ndërkaq patenta e shoferit prej 280 në 410 denarë.