Vitin e ardhshëm qytetarët e RMV-së duhet t’i ndryshojnë dokumentat: Letërnjoftimi 310 denarë

Fillimi i vitit 2024 është afati kur qytetarët e Maqedonisë së Veriut duhet t’i ndryshojnë dokumentet personale, pasi që është dhënë afat gjatë ndryshimit të Kushtetutës dhe Ligjit për Gjuhët, paralajmëroi ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski. Në lidhje me rritjen e çmimeve për nxjerrjen e disa dokumenteve personale, Spasovski tha se ajo ka të bëjë me rritjen e çmimeve të riprodhimit, njofton Portalb.mk.

Përndryshe, në mars të këtij viti, letërnjoftimi prej 190 denarë është shtrenjtuar 310 denarë. Pasaporta për personat mbi 27-vjeç nga 1.5002.000 denarë, ndërkaq patenta e shoferit prej 280410 denarë.

“Ne sqaruam se për 90% janë rritur çmimet për riprodhim dhe për atë kemi bërë rritje e cila nuk është e lartë. Duke e pasur parasysh kemi caktuar dy lloje të çmimeve. Ata të cilët i ndërrojnë pasaportat në pesë vjet, domethënë deri në 27 vjet, kanë çmim të njëjtë të shërbimit, ndërkaq të tjerët parashikohet për 10 vjet aty është rritur në vlerë të parëndësishme që të mundemi praktikisht t’i realizojmë ato funksione”, tha Spasovski.

Deri në shkurt të vitit 2024, qytetarët kanë detyrim ligjor të ndryshojnë të gjitha dokumentet personale në të cilat emri aktual Republika e Maqedonisë duhet të zëvendësohet me emrin e ri, i cili rrjedh nga Marrëveshja e Prespës me Greqinë dhe Republikën e Maqedonisë së Veriut.