Bisedime për qeverinë e re holandeze, Geert Wilders mund të përballet me vështirësi

Zgjedhësit danezë tronditën Evropën kur votuan për t’i dhënë një fitore të thellë në zgjedhje Partisë së Lirisë, forcës politike të djathtë anti-islamike që drejtohet nga Geert Wilders. Megjithatë, siç njofton Zëri i Amerikës, zoti Wilders mund ta ketë të vështirë formimin e qeverisë. Ai emëroi sot një senator të partisë së tij, për gjetjen e aleatëve të mundshëm për koalicionin qeverisës, ndërkohë që partia e kryeministrit në largim Mark Rutte tha se do të mbështeste një shumicë të qendrës së djathtë në parlament, por nuk do të bëhet pjesë e kabinetit të ri.

Geert Wilders ka qenë prej kohësh një figurë provokative në politikën daneze, por nuk ka gëzuar kurrë më parë një sukses të tillë. Partia e tij fitoi 37 nga 150 vendet në Parlament.

“Ka shpresë që njerëzit të rifitojnë atdheun e tyre. Që të sigurohemi se Holanda u takon sërish holandezëve. Që do të kufizojmë kërkesat për azil dhe migracionin”, tha Geert Wilders, kryetar i Partisë së Lirisë.

Partia e zotit Wilders është zotuar të dobësojë Islamin në Holandë. Në vitin 2016 zoti Wilders u shpall fajtor për fyerje (penale) ndaj një grupi etnik dhe nxitje të urrejtjes dhe diskriminimit pasi udhëhoqi grup njerëzish që bënin thirrje për më pak marokenë në vend.

Grupet minoritare kanë shprehur shqetësim mbi rezultatin e zgjedhjeve të së mërkurës.

Por pas fitores në zgjedhje, zoti Willers ka zbutur retorikën anti-islamike.

“Nëse do bëhem kryeministër, do jem i tillë për të gjithë popullin danez, pavarësisht cilët janë, pavarësisht gjinisë, fesë dhe prejardhjes së tyre”, tha zoti Wilders.

Qëndrimet e zbutura i siguruan atij më shumë vota, thotë analisti politik Rachid Azrout.

“Në thelb ai tha se ju e njihni urrejtjen time ndaj Islamit. Ajo do të jetë pjesë e imja, por do ta lë mënjanë. Nuk ka pse të jetë pjesë e qeverisjes. Pra në këtë mënyrë, ai do të bëhet një aleat qeverisës mbështetës”.

Programi i tij qeverisës në të cilin premtohet se “Holanda vjen e para” i bën jehonë sloganeve të partive të tjera populiste.

“Kjo është prirja e re ndërkombëtare. Një revoltë e madhe populiste kundër politikës tradicionale në gjithë vendin, në gjithë botën”, thotë René Cuperus nga Instituti Clingendael.

Megjithatë, sipas analistit Azrout, arrijta e marrëveshjeje për koalicionin qeverisës ka të ngjarë ta detyrojë atë të zbusë qëndrimet.

“Po, Geert Wilders dhe partia e tij, thonë se duhet të marrë jetë ‘Nexit’, që Holanda të dalë nga Bashkimi Europian dhe që të përdoret monedha vendase guilder në vend të euros dhe që të ndërpritet mbështetja ndaj Ukrainës. Por ai e ka kuptuar se në këtë kurs ai është i vetëm”.

Partisë së zotit Wilders i duhen edhe 39 deputetë për arritjen e shumicës parlamentare dhe nuk është ende e qartë nëse ai do arrijë të sigurojë forca të tjera politike që janë të gatshme të bashkëpunojnë me të. Bisedimet mund të zgjasin për muaj të tërë.

Udhëheqës të së djathtës ekstreme në gjithë Europën e uruan zotin Wilders për fitoren. Kryeministri hungarez Viktor Orban tha se po ndihet “era e ndryshimit” ndërsa udhëheqësja e së djathtës ekstreme franceze Marine Le Pen tha se ai kishte arritur një fitore spektakolare.