Moldavia zgjati gjendjen e jashtëzakonshme për 30 ditë të tjera
Parlamenti i Moldavisë miratoi zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme edhe për 30 ditë, duke filluar nga 1 dhjetori, tha kryetari i Kuvendit, Igor Grossu, raporton ABC.
“Propozimi për zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme u miratua nga 60 deputetë”, tha Grosu.
Autoritetet moldave shpallën gjendjen e jashtëzakonshme më 24 shkurt 2022, pas fillimit të pushtimit rus të Ukrainës.