Pas skandalit në Onkologjinë e Shkupit, pacientët apelojnë të paraqiten të gjitha keqpërdorimet

Tre paciente të Onkologjisë sot janë pranuar në bisedë në prokurorinë Publike nga ana e Gavrill Bubevskit, prokurorit publik të Prokurorisë Themelore Publike, Ana Gagovskës, prokurores kompetente për lëndën dhe Biljana Arsovskës, këshilltar-zëdhënës në Prokurorinë Publike, shkruan Meta.mk, transmeton Portalb.mk.

Këto pacientë, çdo ditë në ora 19 protestojnë përpara Prokurorisë, me kërkesë për përgjegjësi, në lidhje me dyshimet se në Klinikën e Onkologjisë janë kryer keqpërdorime me barna, veçanërisht me terapinë e shtrenjtë biologjike e cila thuhet se është shitur në tregun e zi.

Pacientet në Prokurori i kanë deklaruar të gjitha frikësimet dhe problemet, kanë përmendur barna të cilat mungojnë ose kanë munguar në onkologji dhe kanë kërkuar hetimi të jetë më i thellë, i detajuar dhe të kthehet me vite mbrapa. Ata kanë dorëzuar tërë listën me kërkesa, ndërkaq prokurorët kanë marrë përgjigje se në parahetim punojnë dy prokurorë publik njëkohësisht, për shkak të vëllimit dhe seriozitetit të rastit.

“Kemi marrë apel të cilin duhet ta dëgjojnë të pacientët e Onkologjisë. Mos heshtni, tani është momenti i vërtetë ta tregoni rrëfimin tuaj, brengën tuaj. Hapur ju ftoj, mos u frikësoni. Na u bashkoni, ejani në takimin e ardhshëm, ndajeni rrëfimin tuaj, jepni kontribut personal, njëkohësisht do t’u ndihmojmë edhe atyre ta mbarojnë hetimin. Ose të njëjtën bëjeni në këtë numër telefoni 076 304-972, këtu do të shkruhen të dhënat tuaja pas çka do t’u kontaktojë prokurori publik ose nëpërmjet postës elektronike  [email protected]”, porositën pacientet pas takimit.

Ndryshe, më 1 shtator 2023, në bazë të urdhrit gjyqësor, sipas udhëzimeve të prokurorit publik nga Prokuroria Themelore Publike Shkup, pjesëtarë të MPB-së kanë kryer bastisje në Klinikën e Onkologjisë, si dhe në dy lokacione tjera në banesa private në Shkup. Janë marrë disa kompjuterë, të dhëna kompjuterike dhe tjetër dokumentacion, të cilët do të jenë lëndë e analizës dhe ekspertizës. Ky aksion erdhi pas publikimit të informacioneve në media se, se punonjësit e Klinikës së Onkologjisë në mënyrë të paligjshme u shesin barna pacientëve.

Ky rast nxiti reagime të shumta.

Prokuroria bëri thirrje që të gjithë ata që kanë informacion në lidhje me këtë çështje t’i raportojnë organeve kompetente.

Presidenti i vendit Stevo Pendarovski, tha se ka ardhur koha që të t’i jepet fund kulturës së mosndëshkimit, pasi kjo situatë ka vënë në pikëpyetje cilësinë e trajtimit të pacientëve.

Kryeministri Dimitar Kovaçevski e përshëndeti aksionin e MPB-së dhe të prokurorisë, megjithatë ai bëri thirrje që të mos bëhet sensacionalizëm dhe të mos sulmohen të gjithë mjekët dhe infermieret, për shkak të disave.

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, në një prononcim për emisionin “Click Plus” në Tv 21 e cilësoi rastin si “krim”.