Kovaçevski për Onkologjinë: Do të sanksionohen ata të cilët kanë shkelur ligjin

Kryeministri Dimitar Kovaçevski ka përshëndetur aksionin e MPB-së dhe të prokurorisë për rastin në Klinikën e Onkologjisë dhe tha se do të ketë përgjëgjësi, megjithatë ai bëri thirrje që të mos bëhet sensacionalizëm dhe të mos sulmohen të gjithë mjekët dhe infermieret, për shkak të disave, transmeton Portalb.mk.

“Janë pretendimet të tmerrshme të cilat nuk guxojnë të ndodhin dhe për të cilat nuk kemi dëgjuar gjatë 20 viteve të kaluara. Kjo është hera e parë të zbatohet një aksion i këtillë për identifikimin e autorëve të veprave të këtilla”, tha Kovaçevski.

Ai shtoi se, nuk do të mbrohet kushdoqoftë. I pyetur nëse do të ketë përgjegjësi dhe dorëheqje në Ministrinë e Shëndetësisë, Kovaçevski nuk u përgjigj konkretisht, por tha se ata që kanë shkelë ligjin do të sanksionohen.

“Se a janë marrë seriozisht pretendimet që u thanë, u konfirmua gjatë aksionit. Të gjithë qytetarët pa përjashtim se me çfarë merren, ishin dëshmitarë të shkrimeve publike që u publikuan. Në bazë të tyre u ndërrmor aksioni që ishte profesional. Përgjegjësia ka emër dhe mbiemër, do të sanksionohet ata që kanë shkelë ligjin dhe normatl etike e morale të ushtrimit të veprimtarisë mjekësore. Momentalisht me Onkologjinë udhëheqë një drejtor i ri dhe aio bashkëpunon në hetim”, tha kryeministri.

Kujtojmë se më 1 shtator 2023, në bazë të urdhrit gjyqësor, sipas drejtimeve të prokurorit publik nga Prokuroria Themelore Publike Shkup, pjesëtarë të MPB-së kanë kryer bastisje në Klinikën e Onkologjisë, si dhe në dy lokacione tjera në banesa private në Shkup.

Madje janë marrë disa kompjuterë, të dhëna kompjuterike dhe tjetër dokumentacion, të cilët do të jenë lëndë e analizës dhe ekspertizës.

Ky aksion vjen pas publikimit të informacioneve në media se, se punonjësit e Klinikës së Onkologjisë  në mënyrë të paligjshme u shesin barna pacientëve.